leoni

Daniel Serwer

Daniel Serwer: Kërcënimi i përshkallëzimit të mëtejshëm në Kosovë vjen pothuajse 100 për qind nga Serbia

Profesori i Universitetit Johns Hopkins Daniel Serwer thotë se zhvillimet në Këshillin e Sigurimit të OKB -së, gjatë debatit për Kosovën, kanë qenë mjaft dramatike. Ka pak besim dhe pak respekt mes dy palëve dhe se akuzat e rreme të ministrit të jashtëm serb Nikola Selakoviç ishin të ekzagjeruara.  Zonja Osmani vazhdimisht këmbëngul që Serbia të marrë përgjegjësinë për dëmin që ka bërë gjatë sundimit të Millosheviqit. Duket se ka një ndryshim të madh në qeverinë e Kurtit – ata tani nuk janë të gatshëm të heshtin për atë që Serbia ka bërë në të kaluarën ose ta injorojnë atë. Përkundrazi, ata duan të dëgjojnë një falje për të, dhe ata nuk e kanë dëgjuar ende “. Serwer thotë se “kërcënimi i përshkallëzimit të mëtejshëm në Kosovë vjen pothuajse 100 për qind nga Serbia, sepse Kosova nuk ka një ushtri të vërtetë, edhe nëse ka një ushtri, ajo nuk është një ushtri që mund të luftojë ushtrinë serbe”.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …