Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, ka komentuar situatën politike në vendin tonë dhe pritjet nga zgjedhjet e 7 qershorit. Në një intervistë për AbcNews, ai ka shfaqur shpresën se procesi zgjedhor do të sjellë zgjidhje për krizën politike, për të cilën ka thënë se po vazhdon prej më shumë se dy vitesh. “Nuk e di nëse Vetëvendosje do ta sigurojë shumicën që kishte dikur, por nëse nuk e arrin, shpresoj që kryeministri Albin Kurti të lëvizë shpejt drejt krijimit të një koalicioni dhe zgjedhjes së presidentit”, ka deklaruar profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
