Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Biseda midis Kusarit dhe Radajçiqit zbuloi shumëçka

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se biseda e publikuar sot midis Mimoza Kusarit dhe Milan Radajçiqit zbuloi shumëçka. “Sigurisht, për ata që duan të kuptojnë pushtetin e Kurtit. Ajo së pari tregon se Kurti nuk niset prej parimeve, por prej vetes. Në fakt, fshihet pas parimeve. Sa here vetja e tij është në pyetje, ai nuk njeh as parime, as nuk zgjedh mjete. Të kthehemi pak në kohë për ta kujtuar kontekstin. Kjo bisedë duket të jetë zhvilluar në qershorin e vitit 2022. Në këtë kohë Radojçiq kishte fletarrest, pra ishte i kërkuar nga organet e ndjekjes në Kosovë. Ishte edhe në listën e zezë të ShBA. Atëbotë, shumë prej nesh ishim në protestë para Kuvendit, bashkë me veteranët e në mbështetje të tyre. Kundërshtonim përjashtmin e veteranëve nga rritja e pagës minimale. Ndërkohë, brenda Kuvendit, Mimoza Kusari po negocionte me të”, ka shkruar Molliqaj. Ai ka shtuar se: “Radojçiq pyeste: Slavko më tha se ju duhen votat tona për Ligjin për Pagën Minimale dhe zgjedhjen e një gjyqtari në Kushtetuese? Po. Nuk shoh asnjë pengesë që t’ju mbështesim, veçse kemi edhe ne disa kërkesa për t’i plotësuar, vjen Slavko të hënën dhe bisedoni. Hajde t’shohim, – përgjigjet udheheqësja e Grupit Parlamentar, pra fjala e VV-së. Kjo bisedë nuk ka tjetër karakter përveç të negociatës, të pazareve do të thoshte VV”, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Drejtësia nuk mbrohet me manipulime dhe standarde të dyfishta; Tribunali për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk janë e njëjta gjë

Me keqardhje i vlerësojmë reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre …