Darko Trifunoviq

Darko Trifunoviq: Qendra humanitare ruso-serbe në Nish, nuk i duhet Serbisë, ajo e kërcënon sigurinë e shtetit

Eksperti serb i çështjeve të sigurisë, Darko Trifunoviq ka deklaruar se Qendra humanitare ruso-serbe e cila gjendet në Nish, nuk i duhet Serbisë, pasi sipas tij ajo e kërcënon sigurinë e këtij shteti. “Ne kemi informata se atje ka poligon të gjuajtjes. Ata gjuajnë me armë. Në Qendrën Humanitare bëjnë gjithçka tjetër pos punës humanitare”, ka thënë ai për “Slaviainfo”. Edhe më parë është thënë se kjo qendër ka gjasa të shërbejë për qëllime spiunazhi të Moskës, por edhe për trajnime të gjuajtjes me armë të gjata.  Serbia nuk duhet të mbështetet në Rusinë, sepse nuk është një partner i besueshëm, pasi ajo, sipas tij, edhe më herët e ka tradhtuar Serbinë, përfshirë pëlqimin për bombardimin e caqeve të serbëve në Bosnjë, më 1995. Sipas tij, edhe nëse qendra në fjalë do të bëhej ushtarake, prapë Rusia nuk do ta mbronte Serbinë. Ne rrethohemi nga NATO kurse nuk kufizohemi me Rusinë. Ata të qendrës duhet të ikin pasi janë themeluar për çështje humanitare. Ata nuk kanë reaguar për asnjë katastrofë humanitare”,  ka saktësuar Trufinoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …