Brickos

Valon Tolaj: AKP-ja në vitin 2020 ka shpenzuar rreth 7 milionë euro, prej tyre mbi 5 milionë vetëm për paga dhe mëditje

Valon Tolaj: AKP-ja në vitin 2020 ka shpenzuar rreth 7 milionë euro, prej tyre mbi 5 milionë vetëm për paga dhe mëditje

”Piramida AKP” shpenzon rreth 20 mijë euro për një mbledhje dhe vazhdon të mbetet zhvatësi numër  një në vend i parasë publike si në kohën e Thaçit, Mustafës,  Haradinajt po kështu edhe tani në Qeverinë Kurti. Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, gjatë shqyrtimit të raportit vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020, është konfirmuar se bordin i ri i AKP-së ende vazhdon të ketë shpenzime të larta, rreth 20 mijë euro për një mbledhje. Kryesuesi i Bordit të AKP-së Nazmi Mikullovci, ka konfirmuar se Rregullorja për pagesat e anëtarëve të Bordit mbetet në fuqi. Mikullovci duke iu përgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se më 27 shtator në mbledhjen e Bordit do të shqyrtohet Rregullorja për pagesat e bordit të AKP-së. Ai ka thënë se ky bord ka mbajtur deri tash dy mbledhje. Ndërsa gjatë raportimit, drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj, ka theksuar se AKP-ja më 2020 ka shpenzuar rreth 7 milionë euro, prej tyre mbi 5 milionë vetëm për paga dhe mëditje.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …