DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASH: Ballkani Perëndimor mbetet interes strategjik i SHBA-së, Kosova pjesë kyçe e sigurisë rajonale

Një dokument i ri i Departamentit Amerikan i Shtetit e rendit Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare dhe interesat ekonomike të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se stabiliteti në rajon e bën Amerikën “më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”. Dokumenti, i publikuar në faqen zyrtare të DASH-it me titullin “Politika e Shteteve të Bashkuara për Promovimin e Stabilitetit dhe Prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, është përgatitur pas një kërkese të Kongresi i Shteteve të Bashkuara për një raport gjithëpërfshirës mbi strategjinë amerikane në rajon. Në raport theksohet se periudha e “ndërtimit të shteteve nën udhëheqjen amerikane” ka përfunduar dhe se qasja e re e Uashingtonit fokusohet në stabilitet, partneritete strategjike dhe përfitime të ndërsjella ekonomike. Sipas dokumentit, prioritetet kryesore të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor janë ruajtja e stabilitetit rajonal, kundërshtimi i ndikimit rus dhe kinez, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, investimet në energji dhe infrastrukturë, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe kërcënimeve hibride.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …