leoni

DASH: Në protestat e vitit 2019 policia përdori, gaz lotsjellës, ndërsa në protestën e vitit 2011, forcat e policisë vranë 4 protestues

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij të fundit, ka bërë një krahasim mes dy protestave të bëra nga opozita e atëheshme dhe e tanishmja, nisur nga fakti që vendi ndodhet në një situatë të trazuar politike. Në këtë raport, DASH vë theksin se protestat e vitit 2019 megjithëse kishin elementë të mosbindjes civile policia përdori vetëm gaz lotsjellës, ndërsa në protestën e vitit 2011, forcat e policisë vranë 4 protestues të opozitës.

“Dhuna politike është e rrallë, protestat politike në vitin 2019 kanë përfshirë raste të mosbindjes civile, ndërsa policia iu përgjigj dhunës me përdorimin e gazit lotsjellës. Zgjedhjet e Shqipërisë në qershor 2017 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore. Më 21 janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate politike të dhunshme. Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria mbetet një burim stabiliteti në rajon dhe mban marrëdhënie përgjithësisht miqësore me vendet fqinje”, shkruhet në raport. Në këtë raport, i është kushtuar në vëendje të rëndësishme edhe Reformës në Drejtësi.

“Reforma gjyqësore është përshkruar si një nga zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri që nga fundi i komunizmit, pasi gati një e treta e kushtetutës u rishkruan si pjesë e përpjekjes për realizimin e kësaj reforme. Procesi i verifikimit si pjesë e reformës gjyqësore do të sigurojë që prokurorët dhe gjyqtarët me pasuri të pashpjegueshme, trajnime të pamjaftueshme ose ata që kanë lëshuar vendime të diskutueshme të së kaluarës, të largohen nga sistemi. Reforma po krijon gjithashtu një prokurori të pavarur dhe një njësi të specializuar hetimi për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pasi të zbatohet plotësisht, reforma gjyqësore do të dekurajojë korrupsionin, do të nxisë investimet e huaja dhe vendase dhe do të lejojë Shqipërinë të konkurrojë më me sukses në ekonominë globale”, shkruhet në raportin e DASH-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …