Sali Berisha

DASH: Rastet më të fundit në Shqipëri janë përpjekje për dhunë nga një ish-lider, i shpallur non grata për korrupsion

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për klimën e investimeve në Shqipëri, duke iu referuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe pse nuk i ka përmendur emrin, ka saktësuar se dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur non grata për korrupsion”. Në raport, citohet edhe vrasja e katër protestueseve në 21 janar të vitit 2011, në kohë kur Sali Berisha ishte në krye të qeverisë. Ai për të shkelur selinë e partisë në janar të viti 2022 kërkonte ndërhyrjen e policisë dhe protestat politike në vitin 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, ishin të ulëta,  niveli i dhunës dhe dëmtimi i pronës, si dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet e prillit të vitit 2021 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore, ashtu si edhe zgjedhjet lokale të qershorit të viti 2019. Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria zakonisht ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe ruan marrëdhënie përgjithësisht miqësore me vendet fqinje, thuhet mes tjeras në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …