Daut Haradinaj

Daut Haradinaj e ka quajtur Kryeministrin Albin Kurti, veteran mashtrues

Dje në seancën gjyqësore të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “Veteranët”, Daut Haradinaj, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, në cilësinë e dëshmitarit, e ka quajtur Kryeministrin Albin Kurti, veteran mashtrues. Haradinaj, duke u përgjigjur në pyetjen e prokurorit, Valdet Gashi, se meqenëse sipas përcaktimit ligjor përcaktohet se secili person i cili për shkak të veprimtarisë së tij si pjesëtar i UÇK-së është arrestuar gjatë periudhës ‘97-‘99 dhe është mbajtur në burg nga forcat e Serbisë, a ka pasur ndonjë kategori të tillë të personave që kanë aplikuar për veteranë luftëtarë, dëshmitari Haradinaj ka thënë se përpos kryeministrit Kurti që është veteran mashtrues, për të tjerët nuk më kujtohet”. Ai ka deklaruar se te asnjë formular që është plotësuar nga kandidatët për veteranë pjesëtarë ose pjesëmarrës, anëtarët e komisionit qeveritar nuk kanë qenë të involvuar. Përgjegjësit kanë qenë në nivelet e dyta e të treta të komandantëve të kompanisë dhe skuadrës. Unë personalisht mbaj përgjegjësinë e komandantit të Brigadës. I kam edhe statistikat. Prej krejt listës së aplikantëve, 24 janë përjashtuar që nuk kanë qenë pjesëmarrës në luftë, ndërsa të tjerët në mënyrë kolektive e kam konfirmuar që kanë qenë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë mes tjerash, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …