V. Orban

David Pressman: Ka ardhur koha që Hungaria të largohet nga Rusia dhe të forcojë marrëdhëniet me aleatët perëndimorë

Ambasadori amerikan në Hungari, Dejvid Pressman,  ka deklaruar se kryeministri i këtij shteti, Viktor Orban ndodhet në udhëkryq dhe tashmë ka ardhur koha që ai të largohet nga Rusia dhe të forcojë marrëdhëniet e vendit me aleatët perëndimorë. Kritika, jashtëzakonisht e drejtpërdrejtë për politikën ndërkombëtare të një partneri të NATO-s shton presionin në rritje ndaj Orbanit për t’i dhënë fund përpjekjes së tij prej më shumë se një dekadë për të forcuar lidhjet me Rusinë. Hungaria ka arritur një moment të rëndësishëm për përcaktimin e rrugës qe do ndjekë”, tha Dejvid Pressman në një deklaratë. Rusia po vazhdon  një lufte te pajustifikueshme ndaj vendit fqinj,  andaj ka ardhur koha për marrëdhënie më të forta midis Hungarisë dhe aleatëve e partnerëve të saj transatlantikë”, tha ai. Hungaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe pjesë e  NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …