David Phillips

David Phillips: Ngjarjet në Maqedoni, të cilat çuan në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, duhet të shihen në kontekst


Fjala e z. David Pfillips Drejtori i Programi për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Kolumbia në Universitetin e Tetovës Tryezë e rrumbullakët mbi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit 28 korrik 2021

Ngjarjet në Maqedoni, të cilat çuan në nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duhet të shihen në kontekst. Ekziston një lidhje midis asaj që ndodhi në Kosovë gjatë viteve 1990 dhe përshkallëzimit të konfliktit andej kufirit në Maqedoni

Ndërsa situata në Kosovë u përkeqësua në 1998-tën, Qeveria e ShBA-së donte të binte në kontakt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ambasadori Riçard C. Holbruk dhe unë mblodhëm udhëheqësit shqiptaro-amerikanë çdo muaj për të diskutuar rreth zhvillimeve në terren. Ne kërkuam ndihmë për identifikimin e udhëheqësve të UÇK-së. Megjithëse ata nuk pranuan publikisht që kishin njohuri për grupin, pas drekës mu afrua një person dhe ma dha një listë të udhëheqësve të UÇK-së me numrat e tyre të telefonit. Kështu personat zyrtarët të ShBA-së vendosën kontakte me UÇK-në.

UÇK (Kombëtare) u shfaq në vjeshtë të vitit 1999 pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Fillimisht drejtohej nga ish komandanti i UÇK (e Kosovës) Ali Ahmeti. Ndryshe nga UÇK, e cila luftoi për pavarësi nga Serbia, qëllimi i deklaruar i UÇK (Kombëtare) ishte të drejtat e barabarta për pakicën etnike shqiptare brenda një Maqedonie konfederale. Sipas komandantëve të lartë të UÇK (Kombëtare), “Ne nuk duam të rrezikojmë stabilitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë, por ne do të luftojmë një luftë guerile deri sa të kemi fituar të drejtat tona themelore, derisa të pranohemi si një popull i barabartë brenda Maqedonisë. Nga marsi 2001, UÇK (Kombëtare) kishte marrë kontrollin efektiv të territoreve në Maqedoninë veriore dhe perëndimore. Forcat e saj ishin 12 milje larg nga Shkupi.

Dështimi i një kundërsulmi të qeverisë maqedonase në Kumanovë çoi në negociata që u ndërmjetësuan nga bashkësia ndërkombëtare. Ndërmjetësimi ishte një shfaqje e jashtëzakonshme e bashkëpunimit ndërkombëtar që përfshinte ShBA-në, NATO-n, Bashkimin Evropian dhe OSBEnë. Këtu do të doja t’i bëja nderime mikut dhe kolegut tim, Ambasadorit Xhejms Perdju, negociatorit amerikan, i cili ndërroi jetë ca kohë më parë.

Ngjarjet në Maqedoni demonstruan një parim të zgjidhjes së konfliktit. Konflikti i armatosur shpesh është pjesë e një strategjie politike që synon krijimin e kushteve për negociata politike dhe marrjen e mbështetjes për ndërhyrjen ndërkombëtare jo përmes veprimeve ushtarake por përmes ndërmjetësimit. Ashtu si Nelson Mandela dhe Kongresi Kombëtar Afrikan (KKA) filluan një kryengritje të armatosur për të nxitur negociatat me Qeverinë e Afrikës së Jugut për t’i dhënë fund aparteidit, UÇK (Kombëtare) kërkoi një zgjidhje politike për pabarazinë e qytetarëve të përkatësisë etnike shqiptare në Maqedoni.

4 shtyllat e MKO-së (Marrëveshjes Kornizë të Ohrit) pasqyrojnë qëllimet kushtetuese dhe politike të UÇK-së (Kombëtare):

  1. Demokracia dhe të drejtat e njeriut.
  2. Çështjet kulturore.
  3. Përfaqësimi proporcional etnik në administratën publike dhe forcat e sigurisë.
  4. Decentralizimi i qeverisjes lokale.
Këto parime u vunë në praktikë përmes 15 ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga parlamenti i Maqedonisë në 16 nëntor 2001:
  • Amendamenti IV: Përmirëson pozicionin e shqiptarëve në Maqedoni duke i quajtur ata si komb dhe jo më si pakicë.
  • Amendamenti V: Zgjeron fushën e gjuhëve zyrtare për të përfshirë çdo gjuhë që flitet nga më shumë se 20% në një komunë të caktuar.
  • Amendamenti VI: Rregullon parimin e mosdiskriminimit dhe barazisë, si dhe përfaqësimin proporcional të të gjitha grupeve etnike në vendin e punës.
  • Amendamenti VII: Vendos barazinë midis feve.
  • Amendamenti VIII: Rregullon simbolet e identitetit kombëtar.
  • Amendamenti XI: Adreson pronat historike.
  • Amendamenti X: Kërkon miratimin e pakicave për ndryshimet ligjore që ndikojnë në simbolet me karakter kombëtar, përfshirë gjuhën, kulturën dhe arsimin. – Amendamenti XI: Krijoi Ombudsmanin dhe Zyrën e Avokatit të Popullit.
  • Amendamenti XII: Autorizon krijimin e një komiteti për marrëdhëniet ndëretnike, me 19 anëtarë (7 të kombësisë maqedonase, 7 të kombësisë shqiptare dhe 5 nga grupe të tjera të pakicave si serbët, boshnjakët, turqit dhe romët).
  • Amendamentet XIII, XIV dhe XV: Rregullonjnë sistemin e drejtësisë, duke përfshirë procedurat për zgjedhjen e këshillit gjyqësor dhe gjykatës kushtetuese.
  • Amendamenti XVI: U referohet kompetencave të vetëqeverisjes lokale

MKO (Marrëveshjes Kornizë të Ohrit) u nënshkrua në një datë të caktuar – 13 gusht 2001. Sidoqoftë, implementimi i MKO-së është pjesë e një procesi që synon të harmonizojë reformat me standardet ndërkombëtare, duke arritur kulmin në integrimin e Maqedonisë në institucionet EuroAtlantike, NATO dhe BE.

MKO-ja arriti t’i japë fund konfliktit të dhunshëm. Sidoqoftë, integrimi Euro-Atlantik u vonua në Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, kur Greqia kundërshtoi anëtarësimin e Maqedonisë për shkak të “çështjes së emrit”. Komunikata përfundimtare e NATO-s pohoi se, “Në Ballkanin Perëndimor, integrimi Euro-Atlantik, bazuar në solidaritet dhe vlera demokratike, mbetet i domosdoshëm për stabilitetin afatgjatë. Kjo përfshin promovimin e bashkëpunimit në rajon, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjet në kohë të pranueshme nga të dyja palët, për çështjet e pazgjidhura. “Në komunikatë përmenden tre vendet e Ballkanit në Planin e Veprimit për Anëtarësim (PVA) – Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia – duke e lavdëruar nivelin e tyre të bashkëpunimit reciprok dhe rajonal. Kroacia dhe Shqipëria u ftuan që t’i bashkohen aleancës; Maqedonia nuk u ftua për shkak të mosmarrëveshjes së saj të vazhdueshme me Greqinë mbi çështjen e emrit

Vetoja e Greqisë pati një ndikim të madh në politikën e brendshme të Maqedonisë. Votuesit ndien një ndjenjë të fortë të poshtërimit kombëtar, dorëheqjes dhe zemërimit për ngjarjet në Bukuresht dhe mbështetën fuqimisht VMRO-në, e cila u koncentrua në ndjenjat nacionaliste dhe anti-Greke në zgjedhjet e 1 qershorit të vitit 2001. Lëvizja reformatore e frymëzuar nga MKO-ja e humbi vrullin, duke ia lëshuar rrugën ndjenjave nacionaliste.

Statujat dhe festimet e identitetit kombëtar historik maqedonas u përhapën, ndërsa korrupsioni u rrit. Populli i Maqedonisë u zemërua kur Greqia njoftoi bojkotin e produkteve maqedonase, përfshirë mishin e qengjit nga Maqedonia para Pashkëve ortodokse. Npërmjet e-maileve bëhej thirrje për bojkotim të produkteve greke. Pjesa tjetër është histori. Maqedonia u bë një cekëtinë ku përparimi demokratik dhe i të drejtave të njeriut kishte stagnuar. Përveç disa të privilegjuarve, VMRO-ja konsolidoi kontrollin e saj politik dhe ekonomik.

Greqia dhe Maqedonia nënshkruan Marrëveshjen e Prespës më 12 qershor të vitit 2018 me të cilën Maqedonia u quajt Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia ra dakord për normalizimin e marrëdhënieve. Unë do të doja të përgëzoja ndërmjetësimin e Ambasadorit Methju Nimic, durimi dhe aftësia diplomatike e të cilit mundësuan marrëveshjen. Mbështetur nga qeveria Norvegjeze, Universiteti Kolumbia luajti një rol të vogël, por të dobishëm duke lehtësuar komunikimin, kontaktin dhe bashkëpunimin midis shoqërinë civile greke dhe maqedonase, si dhe midis zyrtarëve të qeverisë lokale dhe ombudsmanëve nga të dyja vendet. Ka mesazhe të rëndësishme nga ngjarjet në Maqedoni:

  1. Dhuna është gjithmonë një mundësi e fundit, por ajo mund të katalizojë bisedimet politike kur palët lëvizin nga konfrontimi kah konsultimi.
  2. Ndërmjetësimi funksionon më mirë kur organizohet nga më shumë palë me ShBA-të në krye. Administrata e Bajdenit i jep përparësi bashkëpunimit trans-Atlantik, i cili plotëson por nuk e zëvendëson udhëheqjen e ShBA-së.
  3. Nënshkrimi i një marrëveshjeje është një ngjarje me rëndësi e cila ndodh në një datë të caktuar, pasi që ndërtimi i paqes është një proces që kërkon kohë dhe kërkon pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe elitave politike.

Maqedonia ka fituar përvojë të vlefshme që mund të ndahet me vendet që dalin nga konflikti i dhunshëm. Maqedonia e Veriut është një laborator për testimin e parimeve të MKO-së mbi ndarjen e pushtetit, qeverisjen lokale, të drejtat politike dhe kulturore. Këto parime janë të rëndësishme për mjediset e tjera me sfida të ngjashme dhe mund të eksportohen në vende të tjera të tilla si Sri Lanka me pakicën e saj Tamil dhe Etiopia, e cila po lëkundet nga konflikti në Tigrej.

Universiteti Kolumbia organizon festimin e përvjetorit të MKO-së më 13 gusht në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Unë do të shqyrtoj mundësinë për krijimin e një Instituti MKO për Zgjidhjen e Konflikteve për të studiuar parimet e ndarjes së pushtetit dhe për të ndihmuar vendet e tjera që përjetojnë luftë civile për të ndërtuar kapacitetin e tyre kombëtar në mënyrë që ata të përballen me sfida të ngjashme. Instituti MKO parashikohet si një partneritet publik-privat që përfshin Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet akademike siç është Universiteti i Tetovës. “Brendi MKO” është një burim që mund të eksportohet, duke e bërë Maqedoninë e Veriut një destinacion për studentët dhe praktikantët për zgjidhjen e konflikteve. Unë për herë të parë e vizitova Universitetin e Tetovës në vitin 1994 dhe takova studentë dhe pedagogë në një bodrum të ftohtë me pak nxehtësi dhe energji elektrike. Jam i nderuar që vizitoj Universitetin e ri të Tetovës sot, edhe pse vetëm virtualisht. Unë pres që të bashkëpunojmë në të ardhmen me ju, si dhe miqtë dhe partnerët e tjerë në Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …