Debat publik për hartimin e buxhetit të Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës

Komuna e Suharekës ka mbajtur debatin e tretë publik me radhë në kuadër të procesit për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2017. Kësaj radhe u debatua për hartimin e buxhetit të Drejtorisë komunale për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë dhe për të kontribuar në këtë drejtim kishin ardhur përfaqësues të OJQ-ve të ndryshme, Klubeve sportive, Shoqërive kulturore dhe përsona që merren me art, letërsi etj. Drejtori i kulturës Nuhi Llugaxhiu, fillimisht ka dhënë arsyetimet për listën e Planifikimit të aktiviteteve në DKRSM dhe subvencionimin e tyre, kurse më pastaj nënkryetari i Komunës, Rexhep Kuçi ka folur për qëllimin e këtyre debateve që po mban Komuna me qytetarë dhe përfaqësues të profileve të ndryshme. Nënkryetari ka dhënë edhe sqarime rreth asaj se si ndahet buxheti dhe si krijohen prioritetet për investimet kapitale. Shpresoj se nga ky debat do të dalin propozime të arsyeshme, ka thënë Kuçi. Në debat u propozua që klubet sportive, shoqëritë kulturore dhe OJQ-të që merren me këtë lami të dergojnë brenda javës propozimet e tyre me arsyetime, me qëllim që të shqyrtohen, ndërsa vetëm ato që janë të arsyeshme të hynë në Planifikim të aktiviteteve dhe t’iu ndahet buxheti për zhvillim të aktiviteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …