Deçani ka pastruar deponitë ilegale në fshatin Lumbardh dhe Broliq

Komuna e Deçanit dhe kompania e pastrimit ,,Higjiena” kanë bërë pastrimin e hapësirës me mbeturina ne hyrje të fshatit Broliq te varrezat e Ukajve dhe atë hapësirë e kanë mbuluar me zhavorr. Po të njëjtën ditë është pastruar edhe deponia ilegale në fshatin Lumbardh. Komuna e Deçanit i lutë të gjithë banorët e fshatit Lumbardh dhe fshatit Broliq që mos të hedhin mbeturina nëpër hapësira të cilat nuk janë të dedikuara për një gjë të tillë, sepse nuk është hera e par që është pastruar kjo Deponi ilegale. Komuna e Deçanit është e vendosur për një ambient të pastër, gjë të cilën së bashku mundë ti mbajmë hapësirat e gjelbëruar. E gjithë kjo punë është finalizuar falë përkushtimit të Kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili e ka jetësuar projektin për menaxhimin e mbeturinave, andaj  Deçani është Shembull në gjithë Kosovën.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …