Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame: Vërejtjet e Komunës së Prishtinës për xhaminë, befasuese

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame: Vërejtjet e Komunës së Prishtinës për xhaminë, befasuese

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, njëherësh anëtar i kryesisë së BIK-ut, Fahrush Rexhepi, ka treguar se Komuna e Prishtinës së fundi ka shprehur vërejtje për arkitekturën e xhamisë së madhe që pritet të ndërtohet në kryeqytet. Në një intervistë të dhënë për  “Epokën e re”, ai ka thënë se vërejtjet që ka dhënë Komuna e Prishtinës janë befasuese për BIK-un. Sipas tij, më herët është kritikuar stili arab i ndërtimit të xhamive në vend, ndërsa tani po kritikohet stili turk. Rexhepi ka theksuar se besimtarët myslimanë që pesë vjet po presin ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë. Në këtë intervistë, Rexhepi ka folur edhe për sfidat e tjera me të cilat po përballet BIK-u: financimin, mungesën e ligjit për bashkësitë fetare dhe ekstremizmin e dhunshëm fetar.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …