Blerta Deliu-Kodra: Një qeveri e cila nuk ka legjitimitet nuk mund ta lëvizë agjendën integruese të vendit

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Integrim Evropian, ka thënë se procesi i integrimit evropian, nuk është i vetëm një qeverie, por është proces i zgjatur i qeverive me radhë. “Po e them një qeveri e cila nuk ka një legjitimitet vështirë që mund të lëvizë agjendën integruese. Kosovës në këtë fazë më së shumti i duhet një qeveri e cila punon për sundimin e ligjit, e cila i kryen obligimet që i kemi marrë në raport me marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe proceset e tjera që i ndihmojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Deliu. Në këtë takim sipas saj u diskutua edhe rreth raportit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Pas 5 tetorit, pa president të ri, Kosova mund të përballet me krizë kushtetuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se Kosova mund të hyjë në një krizë …