Dema: Universiteti i Prishtinës është shndërruar në bërthamën e shtet-formimit dhe shtet ndërtimit të Kosovës

Gjatë shënimit të 50-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot u mbajt një ceremoni solemne në të cilën morën pjesë personalitete të shumta. Në fjalën para të pranishmëve, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema tha se Universiteti i Prishtinës është shndërruar në bërthamën e shtet-formimit dhe shtet ndërtimit të Kosovës. Ai shtoi më tutje se zhvillimi i shtetit të Kosovës lidhet ngushtë me progresin e Universitetit të Prishtinës, e me këtë rast i bëri thirrje të gjithë shoqërisë që të kontribuojnë së bashku, në ngritjen e Universitetit të Prishtinës. Vlerësime të mëdha për rolin dhe kontributin shumë dimensional të Universitetit të Prishtinës u bënë edhe nga folës tjerë në këtë shënim jubilar. Në shënimin e 50 vjetorit të Universitetit të Prishtinës morën pjesë rektorë të universiteteve të ndryshme si nga Tirana, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Sllovenia, Bullgaria, Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës e rektor të universiteteve nga vende tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …