Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se për një muaj fushatë zgjedhore gjuhë të urrejtjes më së shumti ka përdorur Lëvizja Vetëvendosje

Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se për një muaj fushatë zgjedhore gjuhë të urrejtjes më së shumtri ka përdorur Lëvizja Vetëvendosje. Në një konferencë për media, Eugen Cakolli, nga DnV-ja ka theksuar se në 21 për qind të aktiviteteve LVV-ja ka përdorur gjuhë të urrejtjes. “Kjo fushatë është karakterizuar me raste të theksuara të përdorimit të gjuhës së urrejtjes, diskriminuese apo fyese. Pa llogaritur aktivitetet e sotme, në plot 130 aktivitete, apo rreth 1/5 e tubimeve publiket të organizuara, është raportuar për raste të një gjuhe të tillë”. “Në përqindje, Lëvizja Vetëvendosje prin sa i përket aktiviteteve të zhvilluara ku ka pasur gjuhë të urrejtjes – me rreth 21% të aktiviteteve; pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 19% të aktiviteteve; Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 18% të aktiviteteve; dhe Partia Demokratike e Kosovës me 14% të aktiviteteve të organizuara, në të cilat ka pasur gjuhë nxitëse apo të urrejtjes”, ka thënë Cakolli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …