Daut Haradinaj është kthyer në krye të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri pas një kohe të gjatë, pasi që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte vendosur të bojkotonte punët e Parlamentit të Kosovës. Haradinaj ka thënë se kishin bojkotuar punën për të respektuar vendimin e liderëve partiakë, porse tash, bashkë me kolegun nga Nisma, Zafir Berishën, kanë vendosur të rikthehen. “Ne përkohësisht e kemi bojkotuar punën e Komisionit, kemi respektuar vendimin e liderëve partiakë. Sot bashkë me Zafir Berishën kemi vendosur t’i kthehemi punës së komisionit, duke pas parasysh gjendjen e sigurisë në vend pasi që sot raporton drejtori i policisë”.
![Deputetët: Daut Haradinaj dhe Zafir Berisha kthehen në Komisionim për Punë të Brendshme dhe Siguri](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/daut-haradinaj-komision-660x330.jpg)