Majlinda Kelmendi RIO 2016

PDK-ja uron Majlinda Kelmendin, për marrjen e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Rio 2016

Partia Demokratike e Kosovës, uron Majlinda Kelmendin, me rastin e arritjes së jashtëzakonshme, marrjen e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Rio 2016. Suksesi i Majlindes e bëri krenar çdo qytetar të Republikës së Kosovës, ndërsa ngritja e flamurit të Kosovës në Rio pas këtij triumfi shënon hap të ri për sportin dhe sportistët e vendit tonë. Po ashtu, përgëzojmë edhe trajnerin Driton Kuka, Ekipin olimpik  dhe të gjithë kontribuesit tjerë që Republika e Kosovës është prezantuar në mënyrën më të mirë, në garën më të çmuar në botë. Kjo fitore e medaljes së artë, hap shtegun për të rinjt dhe të rejat tona dhe është frymëzim për sportistet dhe sportistët e rinj. Kjo është edhe një dëshmi se me përkushtim dhe angazhim mund të arrihen fitoret kulmore në nivel botëror.  Partia Demokratike e Kosovës përgëzon të gjithë sportistët, sportdashësit dhe qytetarët për këtë sukses të jashtëzakonshëm të sportit të vendit tonë. Majlinda ka realizuar qëllimin e mijëra sportistëve me gjenerata të tëra, për të qenë pjesë e Olimpiadës dhe të nderohet vendi ynë me medalje të artë.

Kontrolloni gjithashtu

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” nga Liria ka Emër: thirrje për pjesëmarrje masive më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj …