leoni

Asambleja Parlamentare e NATO-s, avancon Kosovën në statusin e anëtarit të asociuar

Deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti, do të marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Sofje

Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila mbahet në Sofje të Bullgarisë prej 25 deri më 27 maj, në agjendë është përfshirë edhe çështja e Kosovës. Kosova shpreson të marrë përkrahje për avancimin e statusit të saj nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate. Delegacioni i Kosovës, përfaqësuar nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti, do të marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Sipas vendimit të komitetit të përhershëm drejtues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i votuar më 24 mars të këtij viti, në favor të ngritjes së statusit të delegacionit të Kosovës, ju konfirmoj se çështja është në agjendën e punimeve të asamblesë dhe për të pritet votimi me shumicën e deputetëve më 27 maj,” deklaroi deputeti, Driton Hyseni.  Delegacioni nga Kosova mbetet i vendosur për të arritur qëllimin e tij dhe për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …