Deputetët e Partisë Socialiste mbledhin nënshkrimet për ndëshkimin e deputetëve të PD-së, pas zjarrit në kuvend

Deputetët e Partisë Socialiste mbledhin nënshkrimet për ndëshkimin e deputetëve të PD-së, pas zjarrit në kuvend

Pas dhunës piromane në seancën parlamentare, ku deputetët e Partisë Demokratike dogjën karriget e tyre, Partia Socialiste ka nisur mbledhjen e firmave për të kërkuar përjashtimin e disa prej ligjvënësve demokratë. Sipas burimeve të A2 CNN, kjo iniciativë ka si qëllim të marrë masa ndëshkimore ndaj 24 deputetëve të PD-së. Ndër të përfshirët në këtë listë është Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili ishte protagonist i një incidenti në kufijtë e përplasjes fizike me deputetin socialist Petro Koçi, për të cilin Noka e shkuli me forcë mikrofonin. Po ashtu, kërkohet ndëshkimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili hodhi në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali një këmbë të një prej karrigeve të shkatërruara.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …