Është shtyrë për në orën 17:00 seanca e Kuvendit për votimin në lexim të dytë për buxhetin e vitit 2021

Deputetët kërkojnë llogari nga Qeveria për rritjen dhjetëfish e shpenzimeve, 500 mijë euro për një koncert(!)

Pesëqind mijë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për festimin e Ditës së Pavarësisë kanë qenë bosht i debatit, gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të financave publike. Deputetët kanë kërkuar llogari rreth kësaj shume nga zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, i cili ishte ftuar për të sqaruar Raportin e auditimit për menaxhimin financiar dhe kontrollet e borxheve publike për periudhën 2009-2017. Është kërkuar edhe një raport nga Qeveria, në të cilin do të përshkruhej shfrytëzimi i 500 mijë eurove. “Pse gjithë kjo shumë, 500 mijë euro? Pse nuk janë planifikuar më herët kur dihet data e Pavarësisë? Rritja dhjetëfish e shpenzimeve është e pakuptimtë. Çfarë aktivitetesh të tjera janë organizuar pos koncertit të reperëve, dhe sa mund të kushtojë ai? Madje, më e keqja, neve si deputetë ftesa na ka ardhur, jo në emër të kryeministrit, por në emër të bashkëshortes së kryeministrit”, ka thënë, Driton  Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …