Fisnik Ismaili

Deputeti, Fisnik Ismajli përçmon deputetët e LDK-së të cilët votuan Hashim Thaçin

Në një postim të tij, me një gjuhë mjaft cinike, deputeti Fisnik Ismajli i Vetëvendosjes, ka shkruar: “Kurrë  nuk kam me pasë respekt për ju deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishit në sallë, edhe po e përsëris, ju që ishit në sallë, sepse në partinë tuej ka hala pak faqebardhë që patën guximin mos me dalë dje, për sa të jem gjallë. Këtë po ju siguroj! Sepse ju i keni pre në besë qindra mija qytetarëve që ju kanë besue verbërisht, DY HERË, brenda një viti e gjysëm. Sepse ju nuk keni një trohë dinjiteti, jeni rrenca, të pamoralshëm, jeni prostituta që u shitët për pare e poste, jeni të pacipë, jeni fundërrina. Në mesin tuej ka edhe alkoholikë e shovenista, të cilët i rrahin gratë, dashnoret edhe çikat e veta, duke e shkatërruar këtë shoqëri në mënyrat më të poshtra.  Kurrë gratë kosovare nuk kanë me e harrue tradhtinë që ua bëtë, sepse unë kam me ua përkujtue çdo ditë të lume të jetës sime. Duheni me m’vra, për me ma mbyllë gojën. Ose, pse s’po më shtini në burg prapë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …