Sulmohen zyre e LDK-së

LDK-ja dënon ashpër sulmet mbi selinë qendrore të Partisë, në Prishtinë dhe zyrat në Gjakovë, Burim e në Kodër të Trimave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar sulmet vandale mbi selinë qendrore të LDK-së në Prishtinë, zyrat e LDK-së në Gjakovë, Burim dhe në Kodër të Trimave, të kryera nga persona tash për tash të panjohur për organet e rendit”, ka thënë përmes një komunikate LDK-ja. Gjatë ditës persona të panjohur kanë thyer me gurë xhamat e selisë qendrore të LDK-së në Prishtinë, si dhe në Kodrën e Trimave, ndërsa janë sulmuar edhe zyrat e saj në Gjakovë e në Burim. LDK-ja i konsideron këto akte të dhunshme vepër të njerëzve të cilët po përpiqen me çdo kusht dhe çdo mjet të zhysin vendin në kaos dhe anarki, duke sulmuar me molotovë institucione publike, prona private, duke djegur makina të familjarëve të përfaqësuesve institucionalë dhe tashmë duke sulmuar edhe selitë e partive shtetformuese.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …