Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta shqyrtojë raportin e vazhdimit të dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se bojkotimi i punës së Listës serbe në institucionet e Republikës së Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave serbe, ndërtimi i murit në Mitrovicë dhe tash së fundi arrestimi i Ramush Haradinajt e kanë mbushur kupën me bisedimet me Serbinë. “Prandaj qeveria ose të veproj në mbrojtje të qytetarëve të saj ose të tërhiqet për paaftësi politike. Lirimi i Ramushit nuk e amniston qeverinë, por përkundrazi e bënë edhe më përgjegjëse në mbrojtjen e shtetit të Kosovës”, ka shkuar Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …