Nait Hasani

Veprimtari, Nait Hasani, vizitoi një nga një krerët e UÇK-së, të arrestuar afër një vit e gjysmë më parë nga Gjykata Speciale

Veprimtari, Nait Hasani, gjatë qëndrimit në Burgun e Hagës ka vizituar një nga një krerët e UÇK-së të arrestuar nga Gjykata Speciale. Ai me këtë rast ka deklaruar se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Sali Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Pjetër Shala janë aty për shkak të akuzave të fabrikuara nga raporti politik i Dick Martit, akuza të cilat do të bien poshtë që të gjitha, sepse lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë e drejtë dhe e pastër si loti. Hasani ka filluar vizitën e tij të martën dhe do të qëndroj deri të premten në Hagë. E veçanta e kësaj vizite është edhe ditëlindja e Rexhep Selimit, ish bashkëluftëtarit e bashkëveprimtarit të tij. “Me një përqafim, sot në burgun e Hagës, ta urova datëlindjen, që për mua që kisha përjetuar burgjet Serbe, ishte një ndjenjë e veçantë në këso kushte, të uroja ty datëlindjen”, ka shkruar, veprimtari, Nait  Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …