Prokurorja e Gjykatës Speciale ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Gucatit me kusht

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar paraqitja e deklaratës përmbyllëse të avokatëve, në gjykimin kundër Gucatit e Haradinajt

Edhe sot ka vazhduar paraqitja e deklaratës përmbyllëse të avokatëve  në gjykimin kundër krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Avokati Xhonathan Elistan Ris ka thënë se nuk ka asnjë provë të pranueshme që tregon se Gucati e ka penguar punën e Zyrës së Prokurorit. Po ashtu, avokati Rees ka thënë se prokuroria nuk ka vërtetuar që dosjet nuk përmbajnë materiale të cilat do të ndikonin në integritetin dhe paanshmërinë e Zyrës.  Në ditën e dytë të paraqitjes së deklaratës përmbyllëse, avokati i Gucatit ka thënë se Zyra nuk ka vërtetuar që shkëmbimet e letrave me autoritetet serbe nuk përmbajnë parregullsi. Për shkak të mungesës së kompetencave që ka jashtë Kosovës dhe se nuk ka kompetenca në Serbi, që është shteti që ka kryer një luftë agresive në Kosovë në ’98 deri në 2000, që është periudha kohore që është në juridiksionin e kësaj gjykate. Pra, kjo e vendosë Zyrën në një rrezik të ndërhyrjes dhe manipulimit në duart e autoriteteve serbe. Ajo që pranuat ju të nderuar gjykatës, që provat për veprimet e parregullta, të cilat do të ndikonin në paanshmërinë e veprimeve të ZPS-së dhe integritetit të tyre është një shqetësim legjitim i zotit Gucati, por ne nuk kemi mundur ta shtjellojmë atë në këtë gjykim”, ka thënë avokati Xhonathan Elistan Ris.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …