Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi, ka thënë se funksioni i Inspektorit të Përgjithshëm nuk ka ekzistuar gjatë vitit 1998 deri në momentin kur është ristrukturuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës në nëntor të atij viti. Fillimisht, avokati i Rexhep Selimit, Xhefri Roberts, ka pyetur dëshmitarin se a është e vërtetë që as në armatën jugosllave dhe as në atë boshnjake nuk ka ekzistuar roli i Inspektorit të Përgjithshëm përpara vitit 1998. Është e saktë që nuk ka ekzistuar. Faktikisht në ish-armatën jugosllave ka ekzistuar sektori, aty i kanë thanë Inspektori Gjeneral i Sekretariatit të Mbrojtjes që është faktikisht i njëjti veprim i detyrës. Në armatën boshnjake nuk ka ekzistuar. Tek ne, nuk ka ekzistuar përpara se të ristrukturohet Shtabi i Përgjithshëm dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Me strukturimin e saj është vendosur të ketë edhe inspektorin e përgjithshëm si në çdo ushtri që kontrollon dhe inspekton ushtrinë, ka thënë Bislim Zyrapi. Avokati Roberts e ka pyetur dëshmitarin nëse i ishte dhënë ndonjë raport atij për mbajtjen e të burgosurve në atë kohë. Lidhur me këtë çështje, dëshmitari ka thënë se nuk e ka pasur mundësinë Shtabi i Përgjithshëm që të bëjë hetime në atë kohë pasi me atë duhej të merrej sektori juridik e që gjatë kësaj periudhe ende nuk ishte formuar, ka thënë, dëshmitari Bislim Zyrapi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, akuzoi Qeverinë e Kurti për mungesë të bashkëpunimit me komunat që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të bashkëpunimit me …