Dibran Fylli: Së shpejti libri me argumente “ BLLACA ’99 – PËRJETIMET E TË DËBUARVE ME DHUNË NGA FORCAT SERBE”

Shoqata për pengimin e largimit të rinisë nga Kosova, Z. Jahja Lluka është duke përgatitur librin me Argumente “Bllaca ’99 – Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe”, i cili do të promovohet me rastin e shënimit te 25 vjetorit të kësaj ngjarje të hidhur që përjetoi populli shqiptarë në vitin 1999.

Libri do të pasqyroi rrëfimet e përjetuesve që kaluan nëpër Fushëgropën e Bllacës, apo siç e quanin mediat në atë kohë “Ferri i Bllacës”, përshkrimi i shumë ngjarjeve që përjetuan të dëbuarit në atë kohë, rrëfimet e disa gazetarëve vendor që patën fatin të jenë pjesë e këtij holokausti, rrëfimet e disa gazetarëve dhe personave shqiptar nga Maqedonia që ndihmuan popullatën e zhvendosur në fushëgropën e Bllacës, rrëfimet e disa shoqatave dhe organizatave humanitare që u dolën në ndihmë popullit të shumëvuajtur shqiptarë në atë vend e kohë, si dhe recensione nga historian e përjetues të asaj ngjarje tragjike…

Libri do të jetë i ilustruar me fotografi të kohës, i punuar profesionalisht nga ekipi redaktorial me një dizajn sipas kërkesave autoriale.

 

Kërkesa për dërgimin e rrëfimeve të përjetuesve është bërë kohë më parë dhe vazhdon kërkesa e jonë. Adresa ku duhet të dërgoni rrëfimet: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …