Dije Ferati: Si të paditet në gjykata qëllimkeqja e ashtuquajtura “Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar”?

Dije Ferati: A e kontrollon Serbia imazhin dhe mentalitetin shqiptar? II

Qëllimkeqi, Robert Elsie

 Një i ashtuquajtur “albanolog”,  njëfarë Robert Elie, e ka ndjekur në kohën tonë rrugën e rrahur nga nga ajo “burrnesha” qëllimkeqe e cila u përmend më lart. Edhe pse ka “vdekur?” vitin e kaluar, Robet Elsie ende nuk i heq fotografitë e asaj qëllimkeqes nga sajti i tij. Nuk e kuptoj dot se çka po pret?!

Para se ta paraqes një rast flagrant ku “albanologu” u ka bërë dëm të madh shqiptarëve, do të filloj me disa shprehje anti-shqiptare të cilat ai na i lë për kujtim në Youtube.

Për dallim nga ajo tjetra e cila i quan shqiptarët “egërsira”, ky  e përdor fjalën “kafshë”. Afirmon se shqiptarët ishin më të qytetëruar nën regjimin e Lekës (Rankoviqit) në Jugosllavi sesa në Shqipërinë e pavarur. Në një emision me gazetaren Rudina Xhunga, thotë se po të jetonte në Shqipëri, do të çmendej sepse është si në Perandorinë osmane. Në një simpozium për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ky “shkencëtar” shpif se shqiptarët bëjnë biznes me qenie njerëzore duke i shitur gratë sikur të ishin kafshë.

Një fyçkël interesante: Robert Elsie deklaron se nuk ka marrë ndihma nga qeveritë shqiptare për shkrimet e  tij. Atëherë kush e ka paguar për falsifikimet e tij antishqiptare dhe antinjerëzore?

“A i pengon Robert Elsie sponsorizimet në Kanada?”

Ja rasti flagrant të cilin e paralajmërova:  Duke kërkuar me fjalë kyçe (që ta analizoj pak edhe unë atë, jo vetëm ai shqiptarët),  e gjeta shkrimin me titull: “A i pengon Robert Elsie sponsorizimet në Kanada?”

Një shqiptar në Kanada e bën kërkesën për ta sponsorizuar bashkëshorten. Agjentja e imigracionit e thërret dhe e pyet se sa groshë a e ka blerë gruan. Njeriu i përgjigjet se nuk e ka blerë fare dhe se groshi nuk është, as nuk ka qenë kurrë, monedhë në trojet shqiptare por është një lloj fasuleje.

Agjentja ia refuzon sponsorimin duke u bazuar në informacionet e “studjuesit” Robert Elsie se shqiptarët ende jetojnë sipas Kanunit. Neni i 19-të i këtij dokumenti i jep edhe çmimet në monedhën “grosh” për këtë lloj tranzakcioni.

Referenca: http://kanuniilekedukagjinit.blogspot.ca

I refuzuari e merr një avokat dhe kërkon një revizion të dosjes. Avokati e gjen një përkthyes zyrtar për përkthimin e fjalës grosh e cila del me kuptimin fasule. Gjithashtu, avokati afirmon se nuk ka ligje në përmbledhjen me të cilën Robert Elsie i identifikon shqiptarët duke e dhënë, ndër të tjera,  si provë paragrafin “§.135. Thirre e, s’t’u pergjegj kush, a rrî e prit, a nisu në pûnë tande.”.

Nga këto prova, agjentja e imigracionit e kupton se ky farë “Kanuni” nuk përmbaka logjikë ligjesh. Për shembull, nuk ka sanksion në rast se nuk respektohet paragrafi “§.135. Ai që nuk pret duhet të dënohet, apo ai që pret?

Pasi e pranoi kërkesën, agjentja e formuloi një sugjerim: “Do të ishte mirë qe qeveria e vendit tuaj ta lëshojë një vendim zyrtar se Kanuni nuk ka të bëjë me drejtësinë apo me kulturën e vendit tuaj. Një gjë e tillë do të duhej të botohej në Wikipedia, pë shembull. Në bazë të kërkimeve që kam bërë për ta marrë vendimin, i kam përdorur të dhëna të gabuara në lidhje me shqiptarët, të sjellë nga zoti Robert Elsie.”

Gjithçka më duket e çuditshme (për të mos thënë e dyshimtë) në lidhje me “albanologun” Robert Elsie. Së pari, në  ceremenoninë e varrimit të tij në Theth (në Veri të Shqipërisë) në vjeshtën e vitit 2017, përveç  pranisë së partnerit të tij,  Stephan Trierweiler, (albanologu e kishte të njëjtin orientim seksual si Leka…),  asnjë anëtar i familjes së tij nuk ishte prezent. Së syti, ai e ka thënë vetë se do të çmendej po të jetonte në Shqipëri. Si nuk ka frikë se do të çmendet tani… i varrosur në Shqipëri?!

Tek njeriu më brirë

Në një shkrim me titull: “Ndodh në Sicili: Skenderbeut i heqin brirët e dhisë” mësohet se në qytezën arbëreshe të Siçilisë, Pianna degli Albanesi, shtatores së heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut, ia kanë hequr brirët nga maja e kresë. Cila është arsyeja? Në Itali, brirët janë tregues negativ, madje pezhorativ.

 Arti shërben për krijimin e imazhit të një shoqërie në botë por edhe për formimin e mentalitetit. Për këtë arsye, serbët e kanë shfrytëzuar këtë pistë kundër shqiptarëve. Siç dihet, arbëreshët e Italisë identifikohen me Skënderbeun por nuk donin  të ishin gazi i botës. Nuk donin të dëgjonin tallje të tipit:  “Tek njeriu me brirë” kur njerëzit flisnin për sheshin ku është i vendosur busti i “heroit me brirë”. Pas heqjes së brirëve, u është mbyllur goja shakaxhinjëve.

Koka e Skënderbeut me brirët e dhisë përdoret,  kohët e fundit,  edhe në stemën kombëtare shqiptare. Madje, foltorja e Parlamentit të Shqipërisë është e stolisur vetëm brirët e dhisë. Ata e përfaqësojnë simbolin tonë kombëtar. Ja sa të fortë janë serbët! I quajnë shqiptarët “kozari” (në serbisht: “çobanë të dhive”) dhe arrijnë ta paraqesim një ilustrim, apo argument vizual të shkëlqyeshëm, për ta argumentuar afirmimin e tyre!

 

Një legjendë fëmijërore

Një legjendë naive thotë se kështjellarët e udhëhequr nga Skenderbeu i morën dhitë që kishin brenda dhe u vunë në brirë pishtarë gjatë përgatitjes kundër sulmit.  Në errësirë e lëshuan kopenë e tyre nga kështjella drejt armikut. Njëkohësisht, ushtarët sulmuan edhe vetë duke mbajtur pishtarë në duar. Armiqtë u tërhoqën të frikësuar sepse nuk  arritën të kuptonin se një pjesë e pishtarëve barteshin nga dhitë.  Sulmi qe një sukses. Skënderbeu, për nder të dhive, urdhëroi që koka e dhisë (me brirë e veshë) të vendosej mbi përkrenaren e tij luftarake.

Këtu kuptojmë se kështjella paska qenë një vath i dhive dhe ushtarët, çobanë. Për ata që mendojnë sadopak, dhia nuk është qen dhe nuk dresohet të turret kundër armikut. Po ra shi, pishtari shuhet. Po qe mot i thatë, shkaktohet zjarr i cili nuk mund të kontrollohet. Çdokush që ka sadopak përgatitje ushtarake (qoftë edhe nga Akademia Ushtarake Skënderbeu)  ju thotë se një gjë e tillë është e pamundur.

Tri rekomandime

 Me qëllim që Serbia të dekurajohet deri në palcë dhe të mos investojë më në përpjekjet për ta përlyer imazhin dhe identitetin shqiptar, po i radhis këtu tri rekomandime:

Së pari, në Parlamentin e Shqipërisë,  Kosovës, Maqedonisë apo atij të Malit të Zi (apo në të gjitha) të ngrihet një deputet shqiptar dhe të paraqesë një mocion parlamentar ku shprehet qartë  se i ashtuquajturi Kanuni i Lekës nuk ka të bëjë as me mentalitetin shqiptar as me kulturën shqiptare. Ajo përmbledhje përrallash të kodifikuara si ligje absurde i takon autorit të saj e jo shoqërisë shqiptare.

(Në fakt, këtu mund të bëhen pyetje të shumta: Kush i merr të drejtat e autorit për këtë libërth nga shitjet në librari, Amazon, e gjetiu? Kush është botuesi? Kush e ka ilustruar kopertinën?…. Pse nuk jepen qartë të dhënat sheshit siç jepen në një libër normal?… e shumë pyetje tjera.)

Së dyti, të mos përdoret më ai çarçafi i vrasjes me paramendim as në valle,  as në filma… as nga burrat as nga gratë… përderisa personat nuk janë të ekspozuar në rërë dhe diell të fortë. Regjisorët, koreografët dhe producentët  duhet të mendojnë pak se çka është e çka nuk është traditë shqiptare.  E jo t’ia fusin kot!

Për shembull, gjatë regjimit Jugosllav, në një emision futet një insert ku këngëtarët i rrasin duar në tepsi dhe hanë me duar si kafshë (siç do të thoshte Robert Elsie) duke e tepruar mu si në rastin e pëlhurës stërmadhe në kokë. Këtu duhet kuptuar një gjë: Sponsori qëllimkeq e donte këtë insert për të argumentuar se kultura shqiptare i ngjan asaj arabe dhe afrikane.

Tani, kur nuk investojnë më serbet, pse të vazhdohet me traditat e artit toksik?  Njerëzimi ka egzistuar para shpikjes së pjatës, lugës dhe pirunit por sot, njerëzit (sidomos ata që pretendojnë se jetojnë në Evropë) nuk hanë me duar, së paku në publik! Pra, as kur dalin në televizor!

Së treti, të hiqen brirët e dhisë nga stema kombëtare dhe nga foltorja e parlamentit të Shqipërisë. Njëherit, të hiqen (dhe të mos vendosen më kurrë) në bustet e Skënderbeut. E kam një këshillë për artistin i cili e do ta pikturojë apo do ta skulpturojë portretin e Skënderbeut: Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni veten tuaj apo babain tuaj duke u shëtitur sheshit me ata brirët (dhe veshët) e dhisë në majë të kresë, mos e shëmtoni imazhin e heroit kombëtar me ta!!!

Kemi arsye të krenohemi dhe kemi me kënd të krenohemi

 Në përfundim, dua të shtoj se situata nuk është edhe aq katastrofike.  Sa i përket  imazhit,  Serbia po zhgënjehet mu si në rastin e Kongresit të Manastirit. Vajzat tona dhe djemtë tanë po shkëlqejnë si këngëtarë, sportistë dhe në fusha tjera në nivel botëror. Të gjithë e shpalosin me krenarit prejardhjen e tyre shqiptare. Ata po na e krijojnë një imazh të bukur në botë dhe po na bëjnë krenarë me krenarinë e tyre kombëtare. Fatmirësisht, askujt nuk i ka shkrepur në mendje ta bart shaminë e madhe në kokë as kokën e dhisë. Dihet se imazhi e përcakton mentalitetin e një individi por edhe të një populli

Për t’iu përgjigjur pyetjes në titull “A e kontrollon Serbia imazhin dhe mentalitetin shqiptar?” mendoj se Serbia e ka humbur kontrollin sa i përket influencës së saj. Por, megjithatë,  duhet të pastrohet ajo tradita toksike të cilën pushtuesit kanë arritur ta krijojë me vite në disa troje të pushtuara shqiptare. Pastaj, toksikimi është shpërndarë dhe më gjerë, mu si një sëmundje ngjitëse.

 

Nuk bie dot në nivelin e sharësit!

Pas një jave, ai sharësi im i nderuar, të cilin e përmenda në fillim, e kuptoi se nuk ishte e drejtë t’më shante sepse – në epokën tonë bashkëkohore të lirisë së shprehjes – e paraqita sheshit një realitet të cilin ai nuk e njihte në lidhje me homoseksualitetin e të birin të Filipit të Dytë të Maqedonisë, apo Lekës. Më dërgoi një mesazh ku më kërkoi falje.

Gjithçka do të kishte qenë në rregull, po të mos e kishte tepruar me një fjalë në mesazhin e tij. Me quajti “burrneshë” meqë nuk kisha zbritur në nivelin e tij dhe ta shaja edhe unë. Kjo fjalë më destabilizoi sepse nuk jam burrneshë. Jam femër dhe ndihem mirë në trupin e femrës! Por edhe po të isha e tillë (shemale apo burrneshë), një fenomen i tillë nuk do të ishte krim.

Kuptohet, injorati e kishte një vizion përulës ndaj gruas. Sikur gratë kanë vlerë vetëm atëherë kur u ngjajnë burrave të zakonit, të cilët nuk mendojë gjatë, të cilët bien në kurthin e armiqve (siç janë serbët), nuk kanë as paraqitje as fjalor të pastër. Në të kundërtën, sipas mikut tim sharës, burrat e shkolluar dhe të sjellshëm na qenkan “graneshë” apo “gruashë” edhe pse ndihen mirë në trupin e burrit?

Tani të mos keqkuptohemi, vetëm një sekond!  Secili e ka limitin e vet të durimit. Kam shumë frikë se po të më kishte quajtur “fisnike” do t’më nxirrte nga fazat. Unë jam bashkëkohore ashtu si është populli im dhe nuk kam librezë anëtarësie në asnjë fis parahistorik! Një fenomen i tillë do të ishte krim për hir të atyre që kanë paguar shtrenjtë, me sakrifica dhe me jetë, që të kemi një shoqëri të shkolluar.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …