Sot do ti mbushte 56 vjet uragani i luftës për liri, pavarësi e përparim shoqëror, heroi i Kosovës, Fahri Fazliu

Sot do t’i mbushte 56 vjet uragani i luftës për liri, pavarësi e përparim shoqëror, heroi i Kosovës, Fahri Fazliu

Nipi i heroit të kombit, Fajri Fazliu që e trashegon njëherit emrin e heroit të Kosovës e ka kujtuar atë sot, në 56 vjetorin e lindjes se tij. Ai ka thënë së është shumë krenar që trashëgon emrin e xhaxhait hero, të cilin e përshkruan si një uraganit i bashkimit kombëtar. “Heronjtë vetëm ditëlindje kanë! Jam shumë krenar që trashëgova emrin tënd, xhaxhai im, heroi im. Sot më 24 shkurt 2019 do ti mbushte 56 vjet uragani i luftës për liri, pavarësi e përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.  Fahriu ishte një uraganit i bashkimit të kombit. Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë me 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë. Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …