Brickos

Zeqir Bekolli

Zeqir Bekolli: A po e paralajmëron varrin e Republikës projekti fantom i marrëveshjes që po qarkullon nëpër internet?

Daniel Server, profesor dhe analist amerikan, jo fort moti pat thënë: “Nëse preken kufijtë , kjo nënkupton edhe fundin e shtetit të Republikës së Kosovës”. Kjo thënie e tij po përkon shumë me një projekt fantom ruso-serb, që po qarkullon këto ditë nëpër rrjetet sociale,si përmbajtje gjoja e një marrëveshjeje me 22 pika, që pritet të nënshkruhet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nëse nuk është ndonjë spekulim, apo provokim i publikut, ky fantom projekt paralajmëron një ogur të zi për shtetin e Kosovës dhe hyrjen e Serbisë, thellë, shumë thellë në brendi të vendit dhe shndërrimin e saj në një oazë-karikaturë, që nuk do t’i vjen kurrë era shtet.

Së pari, Republikës së Kosovës, gjithnjë sipas atij projekti, i ndërrohet emërtimi e në vend të tij vendosen emërtimet serbe, “Kosovo” për jashtë, kurse “Kosovo dhe Metohija” për brenda, që e zhvendosin Republikën një një krijesë krejt tjetër që nuk e njeh askush. Me një fjalë, statusi i tashëm i Kosovës, jo vetëm që është i kontestushëm, por ai fshihet fare, pas të cilit bijnë edhe të gjitha njohjet, sepse me këto emërtime askush më nuk e njeh Republikën e tashme të Kosovës.

Pos kësaj goditjeje, marramendëse, Republika e Kosovës merr edhe goditjen tjetër. Ashtu siç paraqitet në këtë projekt, i humbim Ujmanin, Trepçën, sikur ato të mos kishin qenë fare pjesë e territorit të Kosovës, kurse Mitrovica merr një status, gati qesharak.

Se goditjet nuk përfundojnë me kaq, flasin edhe eksterritorialitetet e kishave të uzurpuara sllave, të cilat në një mënyrë mbesin pronë e trashëgimisë kulturore të Beogradit. Më pastaj, krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, si mundësi dhe model i padëgjushmërisë dhe mosrespektimit të institucioneve të Kosovës, me të cilat Beogradi do të vazhdojë të luajë, saherë të dojë, siç po luan sot për destabilizim të Kosovës.

Ky shembull, i këtyre ditëve, që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, nëse nuk është pjesë e luftës speciale kundër Republikës së Kosovës, është shembulli më tipik i shkatrrimit të shtetit, një cunam me pasoja katastrofale, dhe një përpjekje që Republikën tonë të fituar me gjak e sakrificë ta kthejnë në mënyrë përfide, atje ku ishte dje. Sipas këtij projekti, kështu do t’i ndodhë Kosovës, nëse ajo hyn në këtë aventurë, pa njohje paraprake nga Serbia.

Se është me rreziqe, nënshkimi i një marrëveshjeje të tillë, flet edhe fakti se Serbia, me kohë është deklaruar se nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe në këtë kontekst ajo nuk do ta respektojë asnjë marrëveshje, siç bëri deri me sot.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …