Dilaver Goxhaj PSE DËSHTUAN ZGJEDHJET E 17 NËNTORIT NË KOSOVË?!

Faktori politik kryesor në Kosovë sot është Lëvizja Vetvendosje. Si e tillë ajo duhet të pranohet jo vetëm nga partitë politike në Kosovë dhe faktori tjetër shqiptar, por edhe nga të gjitha institucionet Euroatllantike dhe OKB-ja. Në të kundër të gjithë ata mashtrojnë veten dhe kanë për ta agravuar edhe më keq situatën në Kosovë dhe fajin mos e kërkojhnë këtej e tutje te shqiptarët në Kosovë, por tek vendimet dhe veprimet e tyre politike. Puna e parë që ata duhet të bëjnë të lirojnë nga aresti shtëpiak liderin e asaj lëvizjeje dhe të ulen me të në bisedime. 

Më 17 nëntor, në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet për pushtetin lokal dhe atë qëndror. Interesimi për ato zgjedhje ka qënë tejet i madh, nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore. Qysh në orët e para të zgjedhjeve ishte Sekretari i Përgjithëshëm i OKB, z. Banki Mun, që u bëri thirrje popullit në Kosovë të merrnin pjesë masivishtë në zgjedhje. Ndërsa Bashkimi Evropjan kish dërguar në Kosovë për t’i ndjekur zgjedhjet nga afër europarlamentaren, znj. Doris Pak, e cil doli disa herë në medjat kosovare dhe bëri thirrje për pjesmarrje sa më të madhe në zgjedhje. 
E veçanta e këtyre zgjedhjeve ishte pjesmarrja në ato edhe e partive të majta më radikale, sikundër është LKÇK-ja, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e mëparshme. Mospjesmarrja e popullsisë sërbe e Kosovës në zgjedhje nuk ishte diçka që nuk pritej, pasi ajo popullsi dirigjohet vetëm nga Beogradi, kështu që përqindja zero e pjesmarrjes së tyre nuk është për të na habitur. Mirëpo, ajo që befasoi tërë analistët dhe politikanët vendas ( të cilët përgjithësishtë i bëjnë hosanna asaj që thonë ndërkombëtarët) ishte pjesmarrja shumë e ulët e popullit shqiptar në Kosovë. Pjesmarrja kaq e ulët e popullit në zgjedhje tregon se: 

1. Klasa aktuale politike në Kosovë nuk e gëzon respektin dhe përkrahjen e popullit. 

2. Zhvillimi i zgjedhjeve para përfundimit definitiv të statusit të Kosovës u kuptua nga populli se kemi të bëjmë me një farsë nga ndërkombëtarët, të mbështetur në mënyrë servile nga pushtetarët në Kosovë. Populli kuptoi se bisedimet për statusin e Kosovës do të shtyheshin dhe do të shtyhen, por që për t’ia prish mëndjen popullit thanë të zhvillonin zgjedhjet. Gjithashtu populli kuptoi se ndërkombëtarët i organizuan zgjedhjet para statusit me qëllim që t’ia japin pushtetin kryeservilave të Kosovës, të cilët bëhen plastelinë para ndërkombëtarëve dhe harrojnë të gjitha interesat kombëtare. 

3. Mospjesmarrja e popullit në zgjedhje ishte një “hakmarrje” popullore kundër trajtimit që iu bë ish pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atyre që ishin gati të vdisnin për pavarësinë e Kosovës dhe, u përkrahën ata që e anatemuan atë luftë dhe ata që e tradhëtuan. Populli di të të shuplakoi dhe si të të godasë. 

4. Ajo pjesmarrje u dha shuplakë edhe analizave butaforike të politikanëve të Tiranës, të cilët e vërtetuan se jo vetëm që nuk e njohin situatën në Kosovë, por tregoi se ata e njësojnë Kosovën me kryetarin e partisë shqiptare në Kosovë që është miku i tyre në bindje dhe biznese. 

5. Dhe, e 5-ta dhe më kryesorja, kjo pjesmarrje kaq e ulët e popullit tregoi se populli iu përgjigj masivishtë Lëvizjes VETVENDOSJE, e cila i bëri thirrje popullit për bojkotim të zgjedhjeve dhe populli iu bind. Edhe sikur dikush të thotë se jo të 75% e popullsisë, që nuk morri pjesë në zgjedhje, është me Vetvendosjen, dhe sikur të pranojmë që është gjysma e tyre, atëhere përsëri ajo lëvizje gëzon të paktën 40% të përkrahjes popullore. 

Ky fakt tregon se faktori politik kryesor në Kosovë sot është Lëvizja Vetëvendosje. Si e tillë ajo duhet të pranohet jo vetëm nga partitë politike në Kosovë dhe faktori tjetër shqiptar, por edhe nga të gjitha institucionet Euroatllantike dhe OKB-ja. Në të kundër të gjithë ata mashtrojnë veten dhe kanë për ta agravuar edhe më keq situatën në Kosovë dhe fajin mos e kërkojhnë këtej e tutje te shqiptarët në Kosovë, por tek vendimet dhe veprimet e tyre politike. Puna e parë që ata duhet të bëjnë të lirojnë nga aresti shtëpiak liderin e asaj lëvizjeje dhe të ulen me të në bisedime. 
Çdo përfundim tjetër që mund të nxjerrin “analistët” tanë të paguar është nonsense, pasi nuk përputhet aspak me realitetin kosovar.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …