Brickos

Dili nga Shtypi libri, “LETRA AMBASADORËVE” i autorit, Shefqet Dibrani

Dili nga Shtypi libri, “LETRA AMBASADORËVE” i autorit, Shefqet Dibrani

(Shefqet Dibrani; “LETRA AMBASADORËVE”, botim i autorit,  St. Gallen 2020)

Fragment nga parathënia dhe rezymeja e librit

Libri “LETRA AMBASADORËVE”, është i sajuar nga 15 letra klasike të cilat gjatë muajit gusht-shtator 2019, iu kanë dërguar Ambasadorëve dhe Misioneve Diplomatike Ndërkombëtare në Kosovë. U nisën si revoltë e situatës nëpër të cilat po kalonte Kosova, duke krijuar një koncept më të zgjeruar, me synimin për të shpjeguar disa fenomene me të cilat shoqëria jonë si dhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk është marrë. Natyrisht është një revoltë intelektuale dhe një reagim publik, i cili është kundruar nga një autor që jeton jashtë Kosovës. Pra, nga pozita e një qytetari kosovar i cili pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Evropën Perëndimore, përkatësisht i njeh mirë gati të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Seria e këtyre letrave publike është një bisedë, sa zyrtare po aq publike, e cila zhvillohet me përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë. Me përfaqësuesit e vendeve mike, me ata që sponsorizuan Lirinë tonë, me ato vende që shpenzuan shumë për të lulëzuar demokracia dhe për t’u zhvilluar Kosova.

Askush nuk e mohon se BE-ja dhe SHBA-të, kanë shpenzuar shumë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Prandaj biseda, sa zyrtare po aq publike, kishte të bënte me disa detaje për të cilat ne mendojmë se përfaqësuesit e vendeve aleate nuk iu kanë qasur. Po ashtu të gjithë qytetarët e Kosovës, i madh dhe i vogël, jemi të vetëdijshëm se pa NATO-n, Amerikën dhe aleatët në BE, nuk erdhi Liria Jonë. Natyrisht po të mos ishte Lufta e UÇK-së, dhe të mos ishte Populli Martir i Kosovës i cili rezistoi dhe qëndroi në Atdhe, pastaj ishin përpjekjet tjera intelektuale, akademike, politike dhe diplomatike, që kanë plotësuar tërë mozaikun e angazhimit kosovar për ta merituar Kosova Lirinë e saj! Por, ne jemi të vetëdijshëm se as Paqja në Kosovë, nuk ndërtohet pa aleatë dhe aleanca. Pra e tashmja dhe as që mund të mendohet e ardhmja e Kosovës, pa miqtë tanë ndërkombëtarë, veçmas pa Bashkimin Europian dhe pa Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Kosova nuk mund të qëndrojë si shtet i stabilizuar, as nuk do të mundet e vetmuar për të ndërtuar partneritet në BE, dhe struktura Verio-Atlantike, e aq më pak të përafrohet Vendi Ynë drejt konceptit amerikan dhe të integrohet në shoqërinë e përparuar Evropiane, pa ndihmën e aleatit kryesor AMERIKËS, të cilës i kofshim falë!…

Pas efektit mediatik të këtyre letrave, e kemi parë me rëndësi t’i sistemojmë edhe në një libër, natyrisht duke i dhënë një koncept më estetik. Këto letra klasike, që janë dërguar nëpër kancelaritë e Ambasadave dhe Misioneve Ndërkombëtare në Kosovë, e kanë kryer funksionin e vet, prandaj e kemi pa të udhës t’i redaktojmë dhe t’i strukturojmë në formë esesh, për t’iu dhënë shije më të pranueshme, kurse librin ta konceptojmë si vlerë artistike më të pretenduar.

Tash këto 15 ese, nuk paraqesin refleksionin vetëm të atij çasti kur janë shkruar, por do të përçojnë një mesazh më të gjatë. E, letra të tilla drejtuar misioneve dhe qeverive ndërkombëtare, janë të shumta, madje disa të bujshme, e për shkak të tyre Televizioni Zviceran, pat bërë dikur emision special për shqiptarët në Zvicër, në anën tjetër në arkivin e autorit ruhet edhe një koleksion më i gjerë i përgjigjeve zyrtare nga zyra dhe qeveri përkatëse.

Fundja e fundit detyra e një shkrimtari është të shkruajë, të reagojë dhe të informojë botën dhe lexuesin e vet, për shumë zhvillime rreth Atdheut të tij! Të shpresojmë se ky libër është në funksion të kësaj ideje artistike për të thënë diçka.

Paçim fat, e fati na priftë edhe në sfida të tjera!

***

Këto “Letra drejtuar Ambasadorëve”, janë shkruar gjatë muajit gusht – shtator 2019. Ato kanë shprehur një refleksion të asaj kohe. Ashtu, në formën klasike, madje duke i filluar me shprehjet “Të nderuar Ambasador, ose “Të nderuar përfaqësues Diplomatikë”, u janë dërguar mbi 30 misioneve ndërkombëtare në Kosovë, siç janë: Ambasadorët, ambasadat dhe shërbimet e tjera, misione të caktuar dhe organizata të shumta ndërkombëtare që operojnë në Kosovë”. Po ashtu në formën origjinale janë publikuar nëpër faqe të internetit, me datat e sakta. Madje të sistemuara në formë të librit, ashtu të përmbledhura ua kemi nisur edhe një herë në fund të muajit shtator 2019.

Por pasi nga data 7-24 tetor 2019, ishim në Kosovë, iu kam shkruar letër për t’i pyetur nëse ndonjëra nga përfaqësitë diplomatike, merret me mbledhjen dhe sistemimin e librit publicistik, libra të cilët i kam botuar gjatë vitit 2018, pra pa përjashtuar mundësinë e ndonjë takim eventual, nëse këto letra tashmë kishin zgjuar interesimin e Ambasadorëve!

Siç thamë në fillim, këto letra publike, drejtuar Misioneve Ndërkombëtare në Kosovë, janë rezultat i gjendjes së përgjithshme, tashmë të redaktuar dhe të rishkruara në formë të eseve, bëjnë thirrje për të gjetur mënyra se si duhet me dalë nga kjo situatë, nga kjo krizë e ankthshme, e cila mund të bëhet vetëm atëherë kur ka vullnet të dyanshëm, të të gjithëve, për të ndryshuar disa koncepte e qasje të veprimit të përgjithshëm. Gjithashtu edhe publikimi i tyre kishte për qëllim për t’i sensibilizuar faktorët ndërkombëtarë, dhe për t’i njoftuar edhe ata se edhe mediat në Kosovë, janë të kontrolluara dhe pjesë e grupeve të interesit brenda politikës kaotike që mbretëron në Kosovë. Tashmë ato letra janë bërë publike kudo nëpër rrjetet sociale, pa përjashtuar edhe ndonjë gazetë dhe mendojmë se e kanë kryer misionin e tyre.

E kemi theksuar edhe brenda këtij libri se “Shtylla e tretë e krimit – nëse jo e para – janë Mediat në Kosovë”. Sot ato, penalizojnë intelektualin që nuk është pjesë e klaneve kriminale. Mjetet e informimit kontrollohen nga ata që edhe Ambasadorët i kritikojnë për krim e korrupsion, por shumë pak i kemi dëgjuar Ambasadorët duke kritikuar edhe mediat dhe drejtuesit e tyre milionerë.

Pra në një vend ku mediat janë ndëshkuesit kryesorë të fjalës publike, demokracia nuk funksionon, por do të lulëzojë krimi, kriminaliteti dhe anarkia!…

Libri, ka dale sivjet dhe ka 128 faqe.

Nga ky autor së shpejti do të botohet edhe libri “ADRENALINA E NJË TITISTI”

 

Dili nga Shtypi libri, “LETRA AMBASADORËVE” i autorit, Shefqet Dibrani

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …