Dimitri Peskov: Tanket perëndimore do të kenë pasoja negative, por nuk do të ndryshojnë kursin e luftës

Dimitri Peskov: Tanket perëndimore do të kenë pasoja negative, por nuk do të ndryshojnë kursin e luftës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se  tanket perëndimore do të kenë pasoja negative, por nuk do të ndryshojnë kursin e luftës. Ky ishte mesazhi i Kremlinit për aleatët perëndimorë, të mbledhur në Gjermani për të diskutuar mbi mundësinë e armatosjes së Ukrainës me tanket e avancuara. Ai  akuzoi aleatët e Kievit se po i shtonin probleme ukrainasve duke ushqyer iluzionet për sukses në fushëbetejë.  Ne e kemi thënë vazhdimisht se furnizimi i Ukrainës me tanke nuk do të ndryshojë asgjë në terren, madje do t’ia shtojë problemet Ukrainës dhe popullit të saj. Nuk duhet të mbivlerësojmë rëndësinë e armatimeve të tilla duke menduar se mund të ndryshojnë diçka, tha Dimitri  Peskov. Kremlini theksoi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara ishin në pikën më të ulët të gjitha kohërave, dhe hodhi poshtë idenë se dy palët mund të përmirësonin marrëdhëniet gjatë mandatit të Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …