Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i Preshevës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i Preshevës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i Preshevës. Titulli iu dha nga kryetari i Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, në një seancë solemne të mbajtur në Kuvendin Komunal. “E pranoj me shumë përulësi këtë nderim të madh! Nga nesër do të zgjohem çdo ditë duke thënë jo vetëm çfarë do të bëj për Tiranën, ku jam zgjedhur të drejtoj, por se çfarë do të bëj edhe për Preshevën, qytetin që më ka nderuar si qytetarin më të ri të saj. Ju falënderoj nga zemra! E vlerësoj jashtë mase. Më keni prekur shumë! Ju dua shumë dhe do të vazhdoj të jem miku juaj, mbështetësi juaj dhe të ruaj një dashuri të madhe për Preshevën” u shpreh Veliaj. Ai tha se Bashkia e Tiranës ka marrë një angazhim konkret për të kontribuuar në arsimimin e fëmijëve në komunave të Kosovës Lindore. “Ne do të financojmë shkollën ‘Dituria’, sepse është një kërkesë për arsim, për dije, në një shkollë shqipe që është themeluar në vitin 1920, pikërisht në vitin kur Tirana u shpall Kryeqytet, theksoi Erion Veliaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …