Diplomati Wolfgang Petritsch, shprehet skeptik se do të ketë progres në dialogun Kosovë-Serbi edhe gjatë vitit 2024

Kryetari  i Institutit Austriak për Çështje Ndërkombëtare, Wolfgang Petritsch, shprehet  skeptik se do të ketë progres në dialogun Kosovë-Serbi edhe gjatë vitit 2024. Ai thotë se zgjedhjet e parakohshme të sivjetme në Serbi dhe zgjedhjet e rregullta gjatë vitit të ardhshëm në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregojnë se s’do të ketë përparim konkret në dialog, në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Sipas tij, viti i ardhshëm më shumë do të fokusohet në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërmjet dy vendeve dhe në tërësi rajonit. Ish-i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën dhe ish-negociatori kryesor i BE-së në bisedimet për paqe në Kosovë, Wolfgang Petritsch në një intervistë për KosovaPress, mirëpret shtimin e forcave të NATO-s në Kosovë, për të parandaluar  incidente sikur ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, agresion të cilin institucionet e Kosovës e quajnë terrorist dhe të sponsorizuar nga Serbia. Petriq thotë se nevojitet kujdes i shtuar që “asgjë të mos ndodh në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …