Qeveria e Kosovës parashikon rritje ekonomike 10 përqind, por këtë ekonomistët shprehen skeptik

Qeveria rriti shpenzimet rreth 90 milionë euro në 3-mujorin e tretë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Qeveria e Kosovës ka rritur shpenzimet rreth 90 milionë euro në tre mujorin e tretë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.   Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin Llogaritë Qeveritare për tremujorin e tretë bënë të ditur se gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2023 ishin 705 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM3 2022 ishin 615  milionë euro. “Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 26,0%); kontributet sociale dhe përfitimet (24,0%); konsumi i ndërmjetëm (15,0%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftimin e ASK-së. Ndërsa, sipas ASK-së gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2023 ishin 723,9 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM3 2022 ishin 697,5 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 81,0%) të totalit të të hyrave dhe tatimet rrjedhëse në të ardhura (15,0%). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në raport.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …