leoni

Dita e pavarësisë së Kosovës shënohet me aktivitete qeveritare dhe me protesta të opozitës

Nesër në Prishtinë dhe kudo në Kosovë me aktivitete të ndryshme përkujtimore e kulturore do të shënohet 8-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Përveç aktiviteteve zyrtare, të organizuara nga institucionet e vendit, po nesër në orën 14.00 pritet të mbahet një protestë e Opozitës së Bashkuar me kërkesë për dorëheqjen e Qeverisë, të cilën opozita e konsideron fajtore për shkeljen e Kushtetutës  dhe krizën që ka shkaktuar në vend me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve me Serbinë e Malin e zi, në dëm të interesave të vendit. Forcat opozitare kanë paralajmëruar se protesta do të jetë paqësore por tejet  masive. Me qëllim për të mos lejuar eskalimin e mundshëm të protestave, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat, ka burgosur shumë aktivistë e deputetë të opozitës dhe ka vendosur kamera për të hetuar çdo incident të mundshëm.

Kontrolloni gjithashtu

https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Xhavit Haliti: Me vetëm tre deputetë, Fatmir Limaj nuk mund të jetë kryetar Kuvendi

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar kërkesën e kreut të Nismës, Fatmir …