Vladimir Putin

Dmitry Peskov: Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë për krizën në Ukrainë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin është “i gatshëm të negociojë”, duke shtuar se kriza në Ukrainë ishte vetëm një pjesë e shqetësimeve më të mëdha të sigurisë së Rusisë. “Para së gjithash, Presidenti Putin ka kërkuar gjithmonë negociata dhe diplomaci,” i tha Peskov, “Dhe në fakt, ai inicioi çështjen e garancive të sigurisë për Federatën Ruse. Dhe Ukraina është vetëm një pjesë e problemit, është një pjesë e problemit më të madh të garancive të sigurisë për Rusinë dhe natyrisht presidenti Putin është i gatshëm të negociojë”, tha ai. Më herët gjatë ditës, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov i tha Putinit se ai shihte një “shans” për dialog diplomatik me Perëndimin lidhur me shqetësimet e sigurisë së Rusisë, duke thënë se ai rekomandoi vazhdimin e përpjekjeve të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …