Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ajo ka thënë se gruaja e apostrofuar e njeh dhunuesin, i cili sipas deklaratave të viktimës dhunuesi punon në Policinë e Kosovës dhe jeton në Graçanicë. “E ka ditur kush është personi dhe e ka ditur se ku jeton ai. Ai e ka dhunuar disa herë atë dhe e ka njohur. Para një viti në komision ajo ka deklaruar se dhunuesi është pjesëtarë aktiv në Policinë e Kosovës dhe jeton në Graçanicë”, ka thënë ajo. Kjo deklaratë e ka aktivizuar Prokurorinë Speciale. Prokurorja Drita Hajdari, ka thënë se Jemi në kontakt me deputeten për të siguruar prej saj informacionin e nevojshëm për hapjen e rastit”, ka thënë Hajdari e cila shprehet e habitur, pasi deputetja  është dashur që rastin ta raportojë në Prokurori dhe Polici dhe jo ta trajtojë një rast të tillë të ndjeshëm në një emision zbavitës”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …