Doli nga shtypi libri autobiografik, " Lufta e Ndyrë e Shërbimit Sekret Jugosllav" i Bajram Mehmetit, edhe në gjuhën angleze

Doli nga shtypi libri autobiografik, ” Lufta e Ndyrë e Shërbimit Sekret Jugosllav” i Bajram Mehmetit, edhe në gjuhën angleze

Romani autobiografik, “Lufta e Ndyrë e Shërbimit Sekret Jugosllav” i autorit Bajram Mehmeti, tashmë botim i përkthyer edhe në Gjuhën angleze, pas botimit të mëhershëm në gjuhën frënge!

Bajram Mehmeti, përmes këtij libri pasqyron vuajtjet e shqiptarëve në vitet e ’80-ta, duke i akuzuar “bashkim për veprimtari armiqësore”, “propagandë armiqësore”, “nacionalizëm dhe irredentizëm”, e që sipas KODIT të RSFJ-së, ishin “vepra penale”.

Përmes, “Lufta e ndyrë e shërbimit sekret”, kadeti dhjetar i asaj kohe, ka treguar për moralin e fortë të djemve shqiptar që bartnin uniformën ushtarake, e të cilët në mënyra të ndryshme, ishin vënë në përkrahje të studentëve shqiptarë, në përkrahje të popullit shqiptar. Ushtarakët shqiptarë ishin në përkrahje të demonstratave dhe veprimtarive atdhetare të viteve 80-ta. Autori, edhe pse ishte i vetëdijshëm që e priste dënimi i rëndë nga Gjykata ushtarake e Beogradit, në asnjë rast nuk ishte dorëzuar para dhunës dhe kërcënimit. Sikurse, nuk ishin nënshtruar edhe shumë djem e vajza shqiptare.

Proceset e montuara politike ishin bërë edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve shqiptarë, që autori i quan “udbash”, duke i treguar me emër dhe mbiemër, e nga të cilët kërkon së paku një kërkim falje apo rrëfim për kohën sa punonin në shërbim të UDB-së. Autori i këtij libri, duke qenë viktimë e këtyre proceseve të montuara politike, ka treguar për vuajtjet e familjeve që kishin djemtë me uniformën ushtarake, e që nuk ishin të paktë. (Adem Lushaj)

Kontrolloni gjithashtu

DR. SKËNDER DEMALIAJ PROMOVOI 20 LIBRA NGA FUSHA TË NDRYSHME

DR. SKËNDER DEMALIAJ PROMOVOI 20 LIBRA NGA FUSHA TË NDRYSHME

Para pak ditësh në një veprimtari në Tirana International Hotel, në formë ekspozeje Dr. Skёnder …