Doli nga shtypi libri publicistik letrar, “Në oazën e lindje-vdekjeve” vepër e autorit, Zeqir Bekolli

Publicisti, veprimtari, analisti dhe poeti, Zeqir Bekolli në vazhdim  të publikimit të veprimtarisë së tij të gjithanshme publicistike, letrare e artistike, ka nxjerrë në dritë  librin, “Në oazën e lindje-vdekjeve”, një përmbledhje të përzgjedhur  me analiza, kritika letrare, recensione dhe poezi, të gjitha këto të botuara kohë pas kohe në shtypin dhe mediet tona, tani të sistemuara dhe të botuara me një libër.

Zeqir Bekolli është emër i njohur i publicistikës shqiptare në përgjithësi, pasi është një gazetar profesionit dhe me përvojë shumëvjeçare, po ashtu një veprimtar dhe qëndrestar i paepur i Çështjes Kombëtare, përkrahës, mbështetës dhe pjesëmarrës  i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gazetar i “Rilindjes” e më vonë i “Bujkut” bashkëpunëtor i shumë medieve, gazetave e portaleve, por edhe   i botimeve të veçanta të krijimtarisë së tij autoriale.

Autori i librit është njohës i thellë problemeve historike, shoqërore, politike, njohës i kulturës dhe i letërsisë shqiptare, autori i monografive për dëshmorët e  kombit, dramaturg, poet, kritik letrar, përgjithësisht një krijues i gjithanshëm, me një kredo origjinale krijuese të nivelit meritor.

Zeqir Bekolli shkruan qartë, lirshëm,  me një gjuhë të pasur e të   kuptueshme për të gjithë lexuesit. Libri, “Në oazën e lindje-vdekjeve” ka 232 faqe, shtypi Lena, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …