Doli nga shtypi libri: Xhemilja e Algjerisë, shkruar nga Simone de Beauvoir-Gizele Halimi, përkthyer nga Dr. Feti Mehdiu

Libri, “Xhemilja e Algjerisë” i kushtohet luftëtares  së lirisë , Xhemile Bushapa, e cila ishte burgosur  e përdhunuar nga regjimi kolonial francez në kohën e pushtimit të Algjerisë. Libri ka të bëjë me gjykimin e saj. Në gjykim kishte qenë e pranishme intelektualja  franceze, Simone De Beauvoir, kryetare e Komitetit për mbrojtjen e Xhemile Bushapës dhe avokatja, Gizele Halimi. Vepra është shkruar në gjuhën frënge, pasi edhe gjykimi ishte zhvilluar po në atë gjuhë. Lidhur me këtë rast, Simone De Beauvoir, ka shkruar se algjeriania 23-vjeçare, pjesëtare e Fronit Nacional Çlirimtar, Xhemila Bushapa, ka qenë e burgosur, e maltretuar, e dhunuar me shishe nga ana e ushtarëve francezë. Ajo ka saktësuar: “Nga vitit 1954, të gjithë ne jemi pjesë e një gjenocidi, i cili nën parullën “refuzim e mandej paqe”, ka shkaktuar më shumë se një milionë viktima, meshkuj, femra, pleq dhe fëmijë, janë fshirë si me kosë, janë gri me mitraloza, janë djegur për së gjalli në fshatrat e veta, të vrarë, të prerë e të shkatërruar…”

Xhemile Bushapën, pasi e kishin  arrestuar me krejt anëtarët e familjes,  e  kishin  përdhunuar mizorisht nga hetuesit sepse nuk kishte pranuar të tregonte për vendndodhjet e krerëve të  Frontit as për vëllezërit, edhe pse e dite. Ajo pranonte akuza që nuk i kishte bërë me qëllim për t’ i dezorientuar hetuesit, të cilët ushtrojnë mbi të një dhunë fizike çnjerëzore të pashembullt.

Xhemile Bushapa me qëndresën e saj ishte bërë heroinë e gjallë jo vetëm për algjerianët që luftonin për çlirim,  por edhe për forcat përparimtare,  në Francë e kudo në Evropë…

Veprimtaria e saj revolucionare dhe qëndresa në tortura ishte bërë burim frymëzimi për shumë shkrimtarë, poetë, por edhe regjisorë filmash.

Falë përkthyesit, dr, Feti Mehdiu, këtë libër, 60 vjet pas daljes në dritë,  e kanë në duar të tyre edhe lexuesit shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …