Ambasada amerikane: Do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që nxisin dhunë, apo shkelin ligjin, në fushatën zgjedhore

Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëroi qytetarët e saj në lidhje me protestën që do të mbajë Sali Berisha më 6 dhjetor

Ambasada amerikane, në Tiranë,  ka paralajmëruar qytetarët e saj në lidhje me protestën që do të mbajë Sali Berisha më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor. SHBA u bën thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet, pasi protestat kanë potencialin të përhapen dhe në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje shtesë të rrugëve. Për shkak të masave të marra në mbështetje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë të martën, pritet mbyllje e rrugëve dhe devijime të trafikut përgjatë gjithë ditës në qendër të kryeqytetit dhe në Unazë. Ambasada është në dijeni se mund të ketë një tubim në qendër të Tiranës. Protestat kanë potencialin të përhapen dhe në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje shtesë të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. Edhe pse shumë ngjarje  masive zhvillohen në mënyrë paqësore, derisa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e misionit diplomatik amerikan në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …