Doli nga shtypi Revista letrare, “Metafora”, botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës

Revista letrare, “Metafora”,  botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, është revistë në të cilën pasqyrohen të arriturat kombëtare në krijimtarinë artistike, (përgjithësisht në letërsi) jo vetëm në Kosovë, por edhe  në trojet shqiptare e më gjerë. Në faqet e saj, që nga numri i parë,  i botuar 13 vjet më parë e deri tani në numrin e 37-të,  janë botuar qindra shkrime në prozë e poezi  të autorëve të ndryshëm, nga emra të mirënjohur të letërsisë tonë kombëtare deri edhe te krijuesit e rinj, të cilët kanë botuar e botojnë krijimet, që shënojnë nivelin e shprehjes artistike të tyre. Pavarësisht se është revistë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Metafora, është tribunë e hapur për krijuesit dhe jo vetëm e anëtarësisë. Ajo afirmon krijues, të cilët shkrimet e tyre i botojnë në një revistë, që me të drejtë konsiderohet, serioze, profesionale dhe në nivel me të arriturat letrare bashkëkohore…

Kontrolloni gjithashtu

BE shpërndan 158.9 milionë euro për Ballkanin Perëndimor nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka miratuar një pagesë të re prej 158.9 milionë eurosh në kuadër të …