Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë biseduar me telefon për marrëdhëniet, Amerikë-Rusi

Donald Trump i bëri thirrje Rusisë të ndalojë aktivitetet destabilizuese në Ukrainë dhe në vende të tjera

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje Rusisë “të ndalojë aktivitetet destabilizuese në Ukrainë dhe gjetkë”, si dhe të ndërpresë mbështetjen për regjimet armiqësore, Sirinë dhe Iranin. Në një fjalim nga sheshi Krasinski i Varshavës, Trump tha se Rusia “duhet t’i bashkohet komunitetit të vendeve përgjegjëse” në luftën kundër armiqve të përbashkët dhe në mbrojtjen e qytetërimit. Trump u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që t’i bashkohen SHBA-së për mbrojtjen e Perëndimit nga “terrorizmi radikal islamik”. “Njëqind vjet pas hyrjes së forcave amerikane në Luftën e Parë Botërore, lidhja transatlantike midis SHBA-së dhe Evropës është më e fortë se kurrë. Ky kontinent nuk përballet më me spektrin e komunizmit, por duhet të them se ka kërcënime të mëdha për sigurinë tonë dhe për mënyrën tonë të jetesës”, tha Trump.

Kremlini zyrtar ka  reaguar menjëherë në fjalimin e kryetarit Trump, duke thënë se nuk pajtohet me përshkrimin që i ka bërë ai Rusisë dhe se i vjen keq që ka mungesë të mirëkuptimit midis Moskës dhe Uashingtonit. Trump po ashtu u tha gazetarëve në Poloni se mendon se Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, porse “edhe njerëz të tjerë, apo vende të tjera” mund të kenë ndërhyrë. Kryetari amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë, kur pritet të takohet edhe me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …