Gëzim Kelmendi

Dr. Gëzim Kelmendi: Krimi i organizuar po e ngulfat Kosovën

Krimi i organizuar dhe kurrupsioni kanë ngulfatur jetën e qytetarëve të Kosovës.

1.Krim në politikë (miliona euro në dreka dhe darka, miliona euro në udhëtime dhe meditje, miliona euro për 70 zv.ministra, keqpërdorime me buxhetin- taksat e qytetarëve, etj.).

  1. Krim në arsim (shitje e notave, shitje e diplomave, ngacmine seksuale , punësime partiake, testi PISA, etj.).
  2. Krim në shëndetësi (mungesë e barnave, rryshfet , vdekje të pacientëve pa dhënë llogari askush, etj.).
  3. Krim në ekonomi (ma shumë importohen produkte nga Serbia se që shiten produkte vendore, degradim i bujqësisë , shkelje e bizneseve të vogla, formim i monopolit për biznismen të lidhur me politikën, nafta dhe benzina e pakontrolluar, etj.).
  4. Krim ndaj punëtorëve (punë mbi 8 orë plus vikendeve, mungesë të kontratave, mosdhënie të pushimeve, largime nga puna, etj.).
  5. Krim në ndërtimtari dhe urbanizëm (ndërtesa të kualitetit të ulët, ndërtesa pa leje, uzurpime të shesheve dhe rrugëve, etj.).

Dhe shumë krime në shumë fusha.

Ky krim i lartë mund të luftohet vetëm nga populli me armën më të fuqishme të kohës së sotme, me ” votë “.

“Vota” është një armë që nëse përdoret si duhet, e vret të keqën dhe krimin.

Por nëse përdoret gabim, e vret vetën dhe të ardhmën e fëmijëve .

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Drejtësia nuk mbrohet me manipulime dhe standarde të dyfishta; Tribunali për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk janë e njëjta gjë

Me keqardhje i vlerësojmë reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre …