Skender Demaliaj

Dr. Skënder Demaliaj: REFORMA NË DREJTËSI, VIZIONI, PROBLEME, VËSHTIRËSI DHE ARRITJE

Reforma në drejëtsi është iniciativë e Qeverisë Socialiste dhe e Kuvendit të Shqipërisë, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, me qëllim rritjen e pavarësisë dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Është një nga reformat më të rëndësishme e më radikale që vendi ynë ka kaluar që pas miratimit të Kushtetutës në vitin 1998. Natën e 21 korrikut 2016 u miratuan ndryshimet kushtetuese që i përkasin sistemit të drejtësisë, ku nga 26 nene u ndryshuan 21 dhe u shtuan 23 pika të reja.

Është një reformë e dhimbshme, jo e përsosur, por e nevojshme, kërkesë e popullit shqiptar. E mbështesin sipas sondazheve 95% e qytetarëve. Një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës.

Reforma në drejtësi po jep rezultatet shpresëdhënëse dhe po ecën përpara

Faza më e rëndësishme e kësaj reforme është zbatimi i saj. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, megjithë strukturat e saj e ka ndjekur hap pas hapi me përgjegjshmëri sipas strategjisë së përcaktuar nga Kuvendi dhe Qeveria dhe në kontakt e bashkëpunim me SHBA dhe BE. Vizionin, arritjet, vështirësitë, punën në të ardhmen ajo i shpalosi në takimin: “Rruga drejt 25 prillit – Drejtësia që duam”. Kjo reformë është: në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, e pavarur nga çdo lloj ndikimi, e paanshme, e përgjegjshme, llogaridhënëse, me integritet të lartë moral dhe profesional në të gjitha nivelet strukturore, efiçente dhe e besueshme, transparente dhe e aksesueshme prej publikut, bashkëpunuese në nivel institucional kur ushtrohet pushteti vendimmarrës për emërimin e funksionarëve të lartë të sistemit të drejtësisë. Të gjitha ndryshimet ligjore kanë patur si qëllim harmonizimin me standardet e BE-së.

Ministria e Drejtësisë gjithë punën e saj e ka orientuar: në forcimin e rolit të opinionit publik, të Shoqërisë Civile, në rritjen e llogaridhënies, monitorimin e elementëve kryesorë të saj, hartimin e analizave konkrete për rritjen e transparencës. Sipas ministres Etilda Gjonaj përmes kësaj reforme: “… kemi hedhur themelet e forta për të shpëtuar një herë e përgjithmonë gjyqësorin nga kthetrat e korrupsionit dhe krijimin e një sistemi drejtësie të denjë për çdo qytetar shqiptar”. Të gjithë ishim të vetëdijshëm se sistemi i drejtësisë ishte i kapur dhe i kalbur, por jo në shkallën që tregoi Vettingu (58% e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që e kanë kaluar këtë proces janë shkarkuar apo larguar nga sistemi i drjtësisë). Jo të gjitha vendimet e marra kanë qenë perfekte, prandaj ka qenë edhe e drejta e ankimimit. Është Gjykata Europiane e Strasburgut, e cila certifikoi ligjshmërinë e procesit të Vettingut. U ndodhëm para faktit të shkrirjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe mosfunksionimit të tyre për një periudhë. Por më mirë pa to se me të korruptuarit. Lufta për të bërë drejtësi në këto vite ia ka vlejtur. Gjatë gjithë rrugëtimit të saj ka patur përpjekje të shumta për ta ndaluar, për ta vonuar, për ta kthyer në pikën zero. Pavarësisht këtyre përpjekjeve reforma në drejtësi është e pandalshme, e pakthyeshme dhe rezultatet e saj deri tani janë një dëshmi e pakontestueshme. Opozita dhe Presidenti kanë dëshmuar gjatë këtyre 4 viteve se nuk e duan këtë reformë. Ata kanë deklaruar se kur të vijnë në pushtet do ta zhbëjnë atë. Nuk e mbështesin se kanë humbur monopolin mbi pushtetin e drejtësisë, kanë frikë për atë që mund të sjellë drejtësia e re për sjelljet e tyre të vjetra. Të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuesë që u shkarkuan ishin zgjedhur nga Parlamenti kur në pushtet ishte PD, me bekimin edhe të presidentëve pëdëistë. Edhe fakti që prokurorë dhe gjykatës të shkarkuar dhe funksionarë të lartë të dënuar për korrupsion janë në listat e kandidatëve për deputet të PD-së dhe LSI-së është një argument tjetër plus që ata nuk e duan këtë reformë. Mosardhja e përfaqësuesve të opozitës e bën procedurialisht të pamundur ngritjen në kohë të organeve dhe të strukturave të reja të drejtësisë. Vetëm pas majit 2017 u bë e mundur të ngriheshin institucionet e Vettingut. Pinpongu President-Kuvend vazhdoi gjatë gjithë kohës, sepse Presidenti donte të zgjidhte në organet e drejtësisë njerëzit e vet. Qëllimisht për ta vonuar këtë reformë dhe për përfitime elektorale. Ideja e tij për Këshillin politik, në platformën me 14 pika, në maj të vitit 2020, Këshill ky që mund të bëjë çdo ndryshim ligjor dhe kushtetues lidhur me reformën gjyqësore përmes konsensusit unanim të anëtarëve të tij – është një përpjekje për ta zhbërë këtë reformë, për të filluar gjithçka nga e para… Një kohë e humbur dhe futja e saj në qorrsokak. SHBA dhe BE e kanë bërë të qartë se kjo reformë nuk preket. Ambasadorja Amerikane Yuri Kim shkruajti në mendian sociale “për marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri”. Qytetarët besojnë se me ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë do të forcohet lufta kundër korrupsionit, ndryshe nga disa sondazhe të porositura dhe të publikuara nga opozita.

Cilat janë disa nga arrijet?

  • Është bërë funksionale Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.
  • Këto ditë Kuvendi i Shqipërisë miratoi 10 ligje për institucionet e reja të drejtësisë.
  • Është ngritur SPAK-u dhe është në përfundim Byroja Kombëtare e Hetimit.
  • Shumëkush mendonte se gjyqtarët dhe prokurorët ishin të paprekshëm, nuk ndëshkoheshin, nuk mbanin përgjegjësi për vendimet e tyre të padrejta e të pabazuara në ligj e nuk dënoheshin. Kemi tani një situatë tjetër. Në bankën e të akuzuarve është ish-Prokurori i përgjithshëm, gjyqtarë e prokurorë.
  • Është emëruar Prokurori i Përgjithshëm pas një procesi verifikimi dhe vlerësimi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
  • Është emëruar dhe funksionon Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, që si një institucion i pavarur inspekton gjyqtarët dhe prokurorët me qëllim që të ndëshkohen rastet e shkeljes së ligjit.
  • SPAK ka rezultate konkrete në drejtim të vënies para ligjit të funksionarëve të lartë. Disa dosje kanë kaluar në gjykata e të tjera presin të kalojnë shumë shpejt për gjykim.
  • Mbështetja financiare për reformën në drejtësi është rritur me një buxhet 4.4 miliardë lekë që prej viti 2016. Sot sistemi i drejtësisë ka 869 punonjës më shumë, krahasuar me periudhën para reformës në drejtësi. Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjithë sistemit janë rritur mesatarisht 101% më shumë, krahasuar me 2016. Institucionet e Vettingut, prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut kanë dyfishin e pagës. Kjo për të dhënë të gjitha garancitë për të luftuar pakompromis korrupsionin.
  • Është realizuar reformimi i sistemit të arsimit juridik universitar (studimet e integruara jo më pak se 5 vjet).
  • Është përmirësuar kuadri ligjor dhe i praktikave të trajnimit fillestar, trajnimi i vazhdueshëm dhe profilizimi i magjistratëve.
  • Ndalimi i korrupsionit me anë të plotësimit të kuadrit ligjor dhe konsolidimit të politikës penale në këtë fushë. Në këto 4 vite Qeveria Shqiptare ka jetësuar mekanizma të qëndrueshëm dhe të dedikuar në luftë kundër korrupsionit. Taksforca kundër Korrupsionit ka goditur intensivisht korrupsionin në Administratë (573 masa disiplinore për punonjësit e Administratës Publike dhe 36 raste të kallzuara në prokurori).
  • Rrjeti i Koordinatorëve kundër Korupsionit, i ngritur rishtas në 17 agjenci është sot një avokat i çdo qytetari që i kërkohet ryshfet. Përmes një sisteni digjitalizimi është bërë realitet shmangia graduale e korrupsionit në sportele, përmes krijimit të shërbimeve publike on line në platformën e-albania.

Brukseli e ka përshëndetur përparimin e Shqipërisë në zbatim të reformës në drejtësi: “Shqipëria ka bërë një reformë të thellë dhe serioze në drejtësi, e cila pasi të zbatohet do të jetë reforma më e rëndësishme e zbatuar midis shteteve në procesin e zgjerimit”. Kjo reformë ka bërë që përsa i përket kapitullit 23 dhe 24 në procesin e anëtarësimit në BE, Shqipëria është shumë herë më e avancuar sesa shtetet e tjera të Rajonit, të cilat i kanë hapur negociatat e anëtarësimit të tyre në BE. Për herë të parë Shqipëria ka marrë vlerësimin më pozitiv nga GRECO në luftën kundër korrupsionit, me plotësimin e 9 rekomandimeve nga gjithsej 10. Po kështu, në indeksin e perceptimit të korrupsionit të matur nga Transparency International, Shqipëria ka fituar 3 pikë më shumë që nga viti 2013 dhe është renditur 2 vende më lart, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Rajon që shënon rritje në këtë periudhë 8 vjeçare. Komisioni Europian duke vlerësuar forcimin e kapaciteteve administrative, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit ka ofruar mbështetje finaciare në vlerën 6.8 milionë euro. Qeveria socialiste shkon në zgjedhjet e 25 prillit me bilanc pozitiv përsa i përket reformës në drejtësi, duke mbajtur premtimin e dhënë në fushatën elektorale të vitit 2013.

A duhet të ketë vetëkënaqësi për çfarë është arritur deri tani?… Jo. A kanë qenë mundësitë për të bërë më shumë?… Po.

Pavarësisht nga gurët nën rrota të opozitës e të Presidentit, nga fatkeqësitë natyrore: tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe Pandemia gjatë viti 2020 e në vazhdim, ministrja e Drejtësisë e di se sfida e beteja të reja e presin dhe ecën e sigurtë se do t’i përballojë me sukses. Ajo është në ballë të reformës së drejtësisë për të forcuar shtetin e së drejtës, atyr ku e ka vendin dhe kërkohet roli i saj. Kështu qytetarët në Shqipëri do të jenë më të barabartë, më të sigurtë dhe vendimet e gjykatave më të drejta. Reforma në drejtësi është një parakusht për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Investime që do të sjellin më shumë punë, të ardhura e mirëqënie. Kjo reformë duhet parë si një detyrim që ka secili nga ne për zhvillimin e vendit. Është sfidë kyçe për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë drejt BE-së. Cilido të jetë çmimi i kësaj reforme ia vlen. Më mirë vonesa se pa reformë.

Me ritme më të larta duhet të punojnë KED dhe organet e Vettingut. Siç pohon ministrja, Etilda Gjonaj: “Në Shqipëri sistemi i drejtësisë është rindërtuar nga themelet. Jo çdo njeri është dashamirës ndaj sistemit të ri për shkak se ka shumë për të humbur. Rrjedhimisht ndryshimet rrënjësore në sistemin ligjor shqiptar nuk lidhen vetëm me ligjet dhe rregullat, por edhe me zemrat dhe mendjet e njerëzve”. E kuptoj padurimin e shqiptarëve për t’u ndëshkuar sa më parë të korruptuarit, për të patur drejtësi e barazi para ligjit, për t’u bërë sa më shpejt pjesë e familjes së madhe europiane. Por duhet kuptuar nga të gjithë se reforma në drejtësi nuk është çelësi magjik që do t’i shpëtojë shqiptarët nga hallet dhe problemet e mëdha që janë grumbulluar në këto 30 vite. Gjithashtu kjo reformë, siç shpif opozita nuk ka si qëllim ndërrimin e kuajve të karrocës së drejtësisë. Nuk kapet më ky sistem. Shohin ëndrra në diell ata që mendojnë një mundësi të tillë.

  1. Autori i shkrimit  është Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …