Dragana Nikoliq: EULEX-i mund të marrë përsipër raste të reja të aferave korruptive ose të krimeve të tjera

Dragana Nikoliq: EULEX-i mund të marrë përsipër raste të reja të aferave korruptive ose të krimeve të tjera

Zëdhënësja e Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe në marrëveshje me kryeprokurorin e Kosovës, EULEX-i mund të marrë përsipër raste të reja të aferave korruptive, ose të krimeve të tjera. Zëdhënësja, Dragana Nikoliq deklaron se me rastin e përmbajtjes së bisedave të përgjuara në Ministrinë e Transportit, të incizuara në vitin 2011, një prokuror ndërkombëtar do të përcaktojë nëse ekziston dyshimi i bazuar për inicimin e hetimit në lidhje me pretendimet e përfshira në përgjime. Zonja Nikoliq nuk ka shpjeguar se si rodhën përgjimet një portal në gjuhën shqipe dhe kush i zbuloi ato. Është vështirë të besohet se serbja e EULEX-it të mos ketë lidhje me Beogradin zyrtar dhe bashkëpunëtorët e Serbisë në Kosovë.  “Në lidhje me informatat që do të marrë prokurori ndërkombëtar, Kryeprokurori i Shtetit do të vendosë për hapat që do të ndërmarrë më tutje”, tha Nikoliq për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …